LAJMI I FUNDIT:

Ishte kampion olimpik, bamirës i madh, flet katër gjuhë dhe është i fejuar me aktoren e njohur: Njihuni me Wladimir Klitschkon, njeriun që pritet ta befasojë Joshuan (Foto/Video)

Ishte kampion olimpik, bamirës i madh, flet katër gjuhë dhe është i fejuar me aktoren e njohur: Njihuni me Wladimir Klitschkon, njeriun që pritet ta befasojë Joshuan (Foto/Video)

Në stadiumin Wembley do të jenë të pranishëm 90,000 tifozë, ku shumica shpresojmë dhe presin që Anthony Joshua të fitojë ndaj të madhit Wladimir Klitschko.

Ata e dinë se boksieri londinez nuk do ta ketë aspak të lehtë, edhe pse ka nokautuar të 18-të kundërshtarët dhe bastet e favorizojnë atë që veterani ukrainas të jetë viktima e 19-të e tij në boksin profesional.


Wladimir dhe Vitali sunduan divizionin e peshave të rënda.

Por, Klitschko nga 68 meçet ka fituar 64, e gjitha kjo që kur ka filluar boksin profesional në 1996.

Wladimir Wladimirowitsch Klitschko lindi në Bashkimin Sovjetik në vitin 1976, është i gjatë 1.98 centimetra, me duar lart 206 centimetra.

Vëllai i tij i vjetër është Vitali, një tjetër kampion botëror për peshat e rënda, i cili u pensionua nga ky sport për të filluar karrierë politike dhe tani ai është kryetar i bashkisë në Kiev.

Nofka e tij është ‘Dr Grushti i Hekurt’,  ai ka fituar medaljen e artë Olimpike 16 vite para se Joshua ta bënte të njëjtën në Londër, transmeton Telegrafi.

Klitschko duke iu gëzuar suksesit ndaj Chris Byrd. Foto: AFP

Arritjet e tij në ring janë mirë të njohura: Humben e parë e pësoi nga Ross Puritty, pas 25 meçesh, dhe pastaj u rikthye dhe fitoi titullin e parë të botës ndaj Chris Byrd në 2000.

Për tre vite ishte në fron, pastaj u mund nga Corrie Sanders dhe të njëjtin vit edhe nga Lamon Brewster.

Klitschko kur humbi nga Lamon Brewster. Foto: Getty Images Sport

I madhi Manny Steward u bë trajner i tij dhe kështu ai u rikthye dhe dominoi për një dekadë në boks.

Në 2015 ai humbi çuditërisht nga Tyson Fury dhe kështu e hupi titullin, që tani ka mundësi ta kthejë.

Wladimir dhe Vitali kanë krijuar ‘Fondacionin Klitschko’ në vitin 2003 dhe kështu ndihmojnë 1.2 milionë fëmijë, shkruan Telegrafi.

Në vitin 2012, ai vendosi medaljen e artë Olimpike në ankand dhe e shiti për një milionë euro, para që i përdori pastaj për të ndihmuar fëmijët në Ukrainë. Por, fakti interesant është se blerësi pas kësaj ia ktheu medaljen dhe kështu tani ajo shfaqet në një muze.

Wladimir Klitschko dhe Hayden Panettiere, së bashku me Natalia dhe Vitali Klitschkon.

Flet katër gjuhë, atë ukrainase, ruse, angleze dhe gjermane. Klitschko shumicën e kohës e shpenzon në Florida me të fejuarën e tij, aktoren Hayden Panettiere.

Si Joshua dhe ish-kampioni Lennox Lewis, edhe ai është lojtar i shquar i shahut. Përkrah Lewis ai u shfaq në Ocean’s Eleven dhe në videon muzikore të Chris Cornells në këngën ‘Part of Me’ në 2008.

Me Panettieren filloi lidhjen në vitin 2009 dhe fejesën e kanë shpallur katër vite më vonë. Ata kanë një vajzë dy vjeçare, Kaya Evdokia.

Shumica e gjërave që Klitschko ka fituar në karrierë janë të shfaqura në muzeun e Kievit.

Një fitore e tij kundër Joshuas do të thoshte një kapitull i ri për atë në jetën private dhe sportive. /Telegrafi/

Wladimir dhe e fejuara e tij, Hayden Panettiere.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori