LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Man United fiton titullin e dytë të ligës brenda pesë muajve, pavarësisht se luajti vetëm dhjetë minuta

Ish-ylli i Man United fiton titullin e dytë të ligës brenda pesë muajve, pavarësisht se luajti vetëm dhjetë minuta

Juan Mata ka fituar titullin e tij të dytë në ligë në hapësirën e pesë muajve, pavarësisht se ka luajtur vetëm dhjetë minuta këtë sezon.

35-vjeçari u largua nga United në drejtim të Galatasaray vitin e kaluar, pasi nuk iu ofrua një kontratë e re nga Erik Ten Hag.


Mata mbajti bisedime me holandezin para ardhjes së tij, por vendosi të largohej nga “Old Trafford” pas tetë vitesh e gjysmë në klub.

Pavarësisht se fitoi Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me Spanjën si dhe Ligën e Kampionëve me Chelsean, Mata nuk e fitoi kurrë titullin e Ligës Premier ndërsa luante në Angli.

Një lojtar i kalibrit të tij që do të pensionohej pa fituar asnjë titull të ligës do të ishte një turp i madh. Mirëpo, Mata ka arritur t’i “rrëmbejë” vetes dy medalje kampioni vetëm në vitin 2023.

Mata bëri 16 paraqitje në sezonin e kaluar në Super Ligën Turke, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asistim, teksa Galatasaray fitoi titullin e tyre të parë në katër vjet.

Mesfushori vendosi të largohej nga Turqia pas një viti, duke dhënë një lamtumirë emocionale për tifozët.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj familjeje përgjithmonë. Atmosfera që ju krijoni në stadiumin tonë dhe në ndeshjet tona jashtë është e pakrahasueshme, mund t’ju them këtë. Gjithmonë duket sikur luajmë në shtëpi. Ju jeni pa dyshim një nga tifozeritë më të mira në botë”, kishte thënë Mata.

Menjëherë pas kësaj, Mata ishte sërish në lëvizje. Këtë herë në një kontinent të ri. Ai iu bashkua klubit japonez Vissel Kobe në shtator dhe ku mori fanellën me numrin 64.

Mata u bë lojtari i tretë nga skuadra e Spanjës që ishte fituese e Kupës së Botës që luan për Vissel Kobe, pas David Villa dhe Andres Iniesta.

Ai bëri debutimin e tij në një humbje me rezultat 2-0 ndaj Sanfrecce Hiroshima më vonë atë muaj.

Ajo paraqitje dhjetë minutëshe përfundoi duke qenë paraqitja e tij e vetme dhe Kobe u kurorëzua më pas kampion i J1 League, pas një fitoreje me rezultat 2-1 ndaj Nagoya./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori