LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i madh i NBA-së arrestohet për armë dhe drogë

Ish-ylli i madh i NBA-së arrestohet për armë dhe drogë

Ish-ylli i NBA-së, Rajon Rondo, u arrestua në Indiana të dielën për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit, mjeteve të drogës dhe marihuanës.

Është gazetari i njohur apo reporteri i famshëm i NBA-së, Adrian Wojnaroëski, i cili ka dhënë lajmin mbi arrestimin e Rondos.


“Ai u ndalua për shkelje të trafikut dhe oficeri ndjeu erë marihuane, gjë që çoi në kontrollin e makinës në të cilën u gjet një armë, marihuanë për përdorim personal dhe mjete droge”, tha një zëdhënës i policisë.

Rondo u dërgua në burg, pas së cilës ai menjëherë kërkoi lirim me kusht dhe të gjitha akuzat ndaj tij janë kundërvajtje.

Në një karrierë të pasur në NBA që zgjati 16 vjet, Rondo luajti për Boston, Dallas, Sacramento, Chicago, New Orleans, Los Angeles Lakers, Atlanta, LA Clippers dhe Cleveland, ku angazhimi i tij i fundit në NBA ishte në vitin 2022.

Ai ishte dy herë kampion i NBA-së, mori pjesë katër herë në lojën All-Star dhe mori çmime të shumta individuale si asistuesi më i mirë, vjedhësi i topave, anëtar i pesëshes mbrojtëse dhe disa tjera.

Ylli i NBA-t kërcënoi me armë bashkëshorten para fëmijëve të tij, nisin hetimet
Lexo po ashtu Ylli i NBA-t kërcënoi me armë bashkëshorten para fëmijëve të tij, nisin hetimet

Kujtojmë se në vitin 2022 gruaja e tij e ka denoncuar pasi ai e kërcënoi se do ta vriste dhe në atë kohë ai kishte edhe një armë dhe po thyente gjithçka përreth shtëpisë.

Vitin e kaluar ai kishte një problem të ri me një shkelje të ngjashme, kur e njëjta bashkëshorte kërkoi ndihmë, por edhe ai rast u mbyll me marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori