LAJMI I FUNDIT:

Ish-sulmuesi i Juves, Cristian Bunino përjashtohet me të kuq pasi urinoi pranë fushës para se të hynte në lojë

Ish-sulmuesi i Juves, Cristian Bunino përjashtohet me të kuq pasi urinoi pranë fushës para se të hynte në lojë
(Foto: Getty)

Ish-sulmuesi i Juventusit, Cristian Bunino, është ndëshkuar me karton të kuq për shkak të urinimit pranë fushës paka para se të inkuadrohej si zëvendësues.

26-vjeçari i kaloi tre vite te Zonja e Vjetër (2015-2018) dhe konsiderohej si yll potencial, ndërkohë që është huazuar në skuadra të nivelit të dytë.


Aktualisht, ai luan në ligën e tretë italiane (Serie C) te skuadra e Leccos, të cilës i është bashkuar në janar.

(Foto: Twitter/NewsWire)

Në ndeshjen e të dielës kundër Piacenzas, ai u ftua nga trajneri të inkuadrohej në minutën e 76-të, mirëpo në atë çast pati nevojë fiziologjike.

Futbollisti vendosi ta kursejë kohën duke urinuar menjëherë pranë fushës, por atë e pa njëri nga gjyqtarët anësorë dhe kjo rezultoi me ndëshkim me karton të kuq porsa shkeli në fushë.

Ky vendim e ka nxitur reagimin e trajnerit Luciano Foschi, i cili ka thënë se Bunino nuk e ka ofenduar askënd dhe do të kishte qenë i mjaftueshëm kartoni i verdhë.

(Foto: Calcio Lecco)

“Janë rregullat dhe ato duhet të zbatohen, por shpresoj se zyrtarët do ta përdorin arsyen e shëndoshë, sepse ai nuk ofendoi askënd, askush nuk e pa. Unë shpresoja për një karton të verdhë, por gjyqtari nuk gaboi. Sa i përket Buninos, sipas mendimit tim, ai as nuk e dinte se çfarë do të ndodhte”, ka thënë trajneri, citon ESPN.

Skena të ngjashme janë parë edhe në të kaluarën në futboll. Portieri i Salford Cityt ishte përjashtuar në vitin 2017, pasi kishte urinuar në një ndeshje kundër Bradfordit. Në shtator një tjetër portier kishte bërë veprim të ngjashëm në një ndeshje të Kupës FA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori