LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Mongolisë tallet me Putinin, publikon hartën që tregon se sa e vogël ishte Rusia

Ish-presidenti i Mongolisë tallet me Putinin, publikon hartën që tregon se sa e vogël ishte Rusia

Ish-presidenti i Mongolisë u tall me presidentin rus Vladimir Putin gjatë fundjavës dhe fokusin e tij në histori në përpjekje për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë.

Putini ka përdorur shpesh kufijtë historikë për të racionalizuar pushtimin e tij brutal dhe në intervistën e tij me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson javën e kaluar, Putini përshkroi shekuj të historisë ruse dhe evropiane.


Por historianët thonë se shumë nga detaje nga historia që ai tha, nuk qëndrojnë.

Dhe Tsakhia Elbegdorj, presidenti i Mongolisë midis 2009 dhe 2017 dhe ish-kryeministri i saj, u tall me argumentin e Putinit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai ndau harta që tregonin se sa e madhe ishte Perandoria Mongole, ku dikur kontrollonte pjesë të asaj që sot është Rusia.

Si duket jeta përgjatë kufirit të mbyllur tokësor Finlandë-Rusi dhe rrëfimet e njerëzve që jetojnë aty
Lexo po ashtu Si duket jeta përgjatë kufirit të mbyllur tokësor Finlandë-Rusi dhe rrëfimet e njerëzve që jetojnë aty

“Pas intervistës së Putinit. Gjeta hartën historike mongole. Mos u shqetësoni. Ne jemi një komb paqësor dhe i lirë”, shkroi me ironi Elbegdorj.

Hartat që ai ndau treguan gjithashtu se sa e vogël ishte Rusia në shekullin e 15-të.

Ndryshe, Perandoria Mongole dikur ishte më e madhja në botë.

Territori i saj mbulonte pjesën më të madhe të Euroazisë dhe përfshinte Kinën e sotme dhe pjesën më të madhe të Rusisë, si dhe Ukrainën.

Sot, Mongolia, midis Kinës dhe Rusisë, është një vend më i vogël, por është ende një nga kombet më të mëdha në botë për sa i përket masës së përgjithshme tokësore.

Ndryshe, Qeveria e Mongolisë nuk e ka mbështetur pushtimin rus të Ukrainës, megjithëse nuk e ka dënuar plotësisht atë.

Rusët ndërtojnë "trenin", 30 kilometra të gjatë në rajonin e Donetsk - mbi 2,000 vagonë të vjetër që synojnë të pengojnë kundërsulmin e Ukrainës
Lexo po ashtu Rusët ndërtojnë "trenin", 30 kilometra të gjatë në rajonin e Donetsk - mbi 2,000 vagonë të vjetër që synojnë të pengojnë kundërsulmin e Ukrainës

Por Elbegdorj ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për Ukrainën.

Ai shkroi në shkurt të vitit 2023: “Demokracitë e botës duhet të mblidhen me vendosmëri edhe më të madhe për të deklaruar se liria është e panegociueshme dhe për t’i dhënë Ukrainës armët që i nevojiten për të fituar”.

Ai shtoi: “Unë e di se Putini nuk e toleron lirinë. Unë kam qenë me të në shumë raste. Ai i përbuz dallimet dhe konkurrencën. Ai ka frikë nga një Ukrainë e lirë. Si një narcisist i thellë, ai nuk mund të përballonte të shihte fqinjë më të suksesshëm dhe të begatë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori