LAJMI I FUNDIT:

Ish-polici Rrecaj: INTERPOL-i ende nuk e ka miratuar kërkesën e Rusisë për arrestimin e policëve të Kosovës

Ish-polici Rrecaj: INTERPOL-i ende nuk e ka miratuar kërkesën e Rusisë për arrestimin e policëve të Kosovës

Ish-polici dhe avokati, Visar Rrecaj, ka thënë se INTERPOL-i ende nuk e ka miratuar kërkesën e shtetit rus që tre zyrtarë të njësive elitare të Policisë së Kosovës të futen në sistemin e kërkimit.

Shteti rus ka kërkuar që tre zyrtarë të njësive elitare të Policisë së Kosovës të futen në sistemin e kërkimit të Interpolit.


Lidhur me këtë ish-polici dhe avokati, Visar Rrecaj, ka thënë se INTERPOL-i ende nuk e ka miratuar këtë kërkesë.

Në RTV Dukagjini, Rrecaj konsideron se veprimi rus nuk ka të bëjë fare me çështje juridike. Por, sipas tij, e njëjta është veprim puro politik.

“Në aspektin juridik nuk ka lidhje logjike ky veprim që ka ndodhur prej shtetit rus. Ende INTERPOL-i nuk e ka aprovuar kërkesën për t’i futur në letër rreshtim por a mund të ketë pasoja juridike apo a prodhon efekte, po prodhon efekte juridike, nëse kërkesa ruse aprovohet nga INTERPOL-i atëherë shtetet anëtare janë të obliguara që ta zbatojnë urdhrin për ndalim. Nëse Besarti ose dy kolegët e tjerë hasin në një shtet lojal ndaj Rusisë atëherë ekstradimi mund të ndodhë shpejt. Është mirë që këto vende të shmangen. Konsideroj në aspektin juridik, se veprimi rus me këtë kërkesë nuk ka të bëjë asgjë me çështje juridike, veprimi është puro politik”, tha ai.

“Fletarresti për komandantin e NJSI-së: Hakmarrje e Serbisë përmes Rusisë”

Në anën tjetër, ish-ushtaraku, Afrim Veseli, thotë se kjo kërkesë e Rusisë është një përgjigje e qartë për suksesin e Policisë së Kosovës që korri më 24 shtator në Banjskë.

Ai thekson se fletarresti për komandantin e NJSI-së, është një hakmarrje e Serbisë nëpërmjet Rusisë.

“Kjo që e ka bërë Rusia, është një mesazh i qartë, është një përgjigje për suksesin e djemve të policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë dhe si hakmarrje se INTERPOL-i shpalli fletarrestim ndërkombëtar për Millan Radojçiqin… tani vëllai i madh – Rusia po e realizon atë detyrë. Është mesazh i qartë politik që Serbia është e rreshtuar edhe në këtë rast me Rusinë ndërsa Kosova me shtetet perëndimore. Kjo paraqet edhe një nevojë të domosdoshme që Qeveria jonë të punojë më shumë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare sikur në INTERPOL. Të ketë një aktivitet të shtuar nga Qeveria e Kosovës. Besartit dhe Albanit, Rusia u ka bërë nder. Ata nuk e kanë atë brengë fare se çka thotë Rusia”, tha ai.

Ndryshe, sipas burimeve të TV Dukagjinit, në listën e Interpolit janë futur shefi i njësitit elitar të Policisë së Kosovës, “NjnSh-së”, Alban Jetullahu, shefi i ‘RSU’, Besart Ahmeti, si dhe një zyrtar tjetër i Policisë së Kosovës.

Siç thonë burimet, të njëjtit kërkohen për arrestimin e një shtetasi rus në veri të Kosovës në maj të vitit 2019.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori