LAJMI I FUNDIT:

Ish partneri i dogji shtëpinë, gruan e shpëtoi gabimi që bëri në bllokun e shënimeve të saj! (Foto)

Ish partneri i dogji shtëpinë, gruan e shpëtoi gabimi që bëri në bllokun e shënimeve të saj! (Foto)

Një ngatërrim i një termini mjekësor i ka shpëtuar jetën një gruaje, pasi ish partneri i saj dogji shtëpinë e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Philip Evans mendohet të ketë planifikuar të vrasë veten dhe ish të dashurën Emma Paul në një ndezje zjarri.


Philip Evans ndezi zjarrin në shtëpinë e ish të dashurës Emma Paul, në West Moors, Dorset

Por për fat të mirë ajo la shtëpinë e saj, pak minuta para se të fillonte zjarri, duke shkuar tek mjeku, pasi kishte ngatërruar terminin, duke e shkruar një ditë më parë në bllokun e shënimeve të saj.

Zonja Paul tha se ajo duhet të ketë pasur një ‘engjëll mbrojtës’ duke shikuar për të ndaluar vdekjen e saj në zjarrin vicioz.

Zonja Paul tha se ajo mbërriti në shtëpinë e saj (foto pas zjarrit) për të gjetur se gjithçka që ajo kishte në pronësi u shkatërrua

Sipas autoriteteve, 55-vjeçari tha se donte të vriste veten në zjarr, por përfundoi duke kërcyer nga dritarja e katit të parë, pasi nuk mundi ta përballonte nxehtësinë.

Flaka shkatërroi shtëpinë e zonjës Paul, duke e lënë thuajse pa asgjë.

Zonja Paul (në fotografi) dhe Evans kishin një marrëdhënie tre vjeçare, gjatë së cilës ai u zhvendos në shtëpinë e saj

Bëhet e ditur se 42-vjeçarja tani jeton në një shtëpi të sigurt dhe përballet me mundësinë e ndryshimit të identitetit të saj nga frika se Evans do të vijë pas saj përsëri në të ardhmen.

Ai tani është burgosur për gjashtë vjet dhe katër muaj, por Emma mendon se kjo nuk është e mjaftueshme. /Telegrafi/