LAJMI I FUNDIT:

Ish mësuesit të arrestuar për pedofili i gjenden dëshmi që mund të lidhen me rastin

Ish mësuesit të arrestuar për pedofili i gjenden dëshmi që mund të lidhen me rastin

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar ish-mësuesin 70-vjeçar nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.

Policia e Kosovës bëri sot të ditur se me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij, ndërsa janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin.


“Prizren 26.04.2022 – 14:00. Më 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Arrestohet mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili
Lexo po ashtu Arrestohet mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Ndryshe, disa ditë më parë në emisionin “Piranja”, të ABC News është raportuar për këtë rast të 70 vjeçarit nga Prizreni.

Emisioni në fjalë, ra në gjurmë të pedofilit 70-vjeçar nga Prizreni, ish mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që mësuesi t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike dhe më pas të lënë një takim në qytetin e Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori