LAJMI I FUNDIT:

U raportua për një rast të pedofilisë në Prizren, Prokuroria nis hetimet për 70 vjeçarin

U raportua për një rast të pedofilisë në Prizren, Prokuroria nis hetimet për 70 vjeçarin
Foto: Ilustrim

Një ditë më parë në media u raportua për një person 70 vjeçar në Prizren, i dyshuar për pedofili, ndërsa sot Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka nisur hetimet. 

Lajmin për fillimin e hetimeve e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti.


“Lidhur me rastin në fjalë, PTh -Prizren ka autorizuar policinë për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave. Për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit, do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Mehmeti.

Ndryshe, një ditë më parë në emisionin “Piranja”, të ABC News është raportuar për këtë rast të 70 vjeçarit nga Prizreni.

Emisioni në fjalë, ra në gjurmë të pedofilit 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që mësuesi t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike dhe më pas të lënë një takim në qytetin e Prizrenit. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori