Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagat punëtorëve të arsimit.
Hasani ka thënë se çështja duhet të shtrohet se kush është punëdhënësi i klëtyre punëtorëve.
Sa i përket çështjes nëse është e ligjshme që të paguhen ata që kanë qenë në grevë, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se kjo çështje i takon lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
“Kjo i takon një dimensioni që ne e quajmë pagë apo kompensim material, që e marim sipas një kontrate. Problemi themelor këtu është se në një sistem kushtetues çfarë jemi ne për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, Qeveria ekzekuton ligje dhe nuk i interpreton ligjet, përveq rregullativës së brendshme për aq kohë sa ato nuk afektojnë liritë e drejtat e njeriut sepse edhe atëherë ka një mekanizëm vertikal që e mbikqyrë punën e ekzekutivit. Kuvendi i nxjerr ligjet dhe interpretuesi i tyre është gjykata”, ka theksuar Hasani.
Kjo sipas tij do të thotë se jemi para një ndëshkimi, para një represioni ligjor, në të cilin janë afektuar qindra punëtorë të arsimit për pjesëmarrjen në grevë.
“Problemi themelor që e bën jolegjitim dhe jo të ligjshëm këtë veprim sipas kushtetutës dhe standardeve të Strasburgut, e të cilat çdo autoritet përfshirë edhe Qeverinë duhet t‘i zbatojë kur thirret për lirinë dhe të drejtat e njeriut është se këtu nuk shtrohet çështja nëse ka drejtë dikush ose nëse ecë rroga në ndërkohë që nuk punon dhe bën grevë. Ligji flet për punëdhënës sepse vetëm punëdhënësi ka të drejtë të bëjë ndalimin e ekzekutimit të pagave. Qeveria nuk është punëdhënës jo vetëm i arsimit fillor dhe të mesëm por as i Universiteteve publik, por edhe një pjesë goxha e madhe e administratës është pjesë e atyre agjensioneve të pavarura që shpesh quhen si pushtet i tretë apo amortizues i pushtetit politik në shoqëri”, ka theksuar Hasani.
Ai ka thënë se punëtorët e arsimit duhet t’i ndjekin rrugët ligjore për të siguruar pagat e tyre.
“Ndalesa e pagesave pa një aktvendim qoftë nga inspektorati, qoftë nga gjykata nuk mund të ndodhë. Duhet të provohet në gjykatë. Pa një vërtetim faktesh në baza individuale, qeveria nuk mund t’ia ndalë pagat askujt edhe në qoftë se komuna në këtë rast nuk i dorëzon listat. Komuna duhet të dëshmojë me vendime individuale nëpërmjet inspektorateve të arsimit dhe organeve tjera kompetente nëse dikush ka qenë apo jo në punë”, ka deklaruar Hasani në RTK./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën