Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka shprehur shqetësimin se heshtja e Qeverisë ndaj kërkesave të zyrtarëve policorë po kontribuon në rritjen e tensioneve dhe përçarjes brenda strukturave të Policisë së Kosovës.
Sipas Sylejmanit, qëndrimi i Forcës së Intervenimit të Shpejtë (FIT), që kërkon të ndahet nga kërkesat kolektive të Policisë dhe të trajtohet ndryshe, rrezikon të krijojë më shumë ndarje dhe probleme brenda strukturave të policisë.
Ai ka nënvizuar faktin që anëtarët e FIT po kërkojnë privilegje dhe paga disproporcionale në krahasim me situatën e përgjithshme në Policinë dhe realitetin ekonomik, duke mos demonstuar ndjenjë solidariteti ndaj kolegëve të tyre.
“Tash do të shikojmë se çfarë kërkesa paraqet në takim njësia FIT, por këta derisa nuk kanë dashur të shkojnë në kuadër të krejt kërkesës së Policisë, sepse ata nuk duhet të harrojnë që Njësia e Parë Intervenuese siç e quajmë FIT, ata të gjithë janë zyrtarë policor dhe duhet ta ndajnë fatin me të gjithë zyrtarët tjerë policorë që edhe janë mbi 9 mijë plus stafi civil që i mbështet”, ka deklaruar Sylejmani.
“Nëse ata kanë shkuar që ata të trajtohen të veçantë pa dashur ta ndajnë fatin me pjesën tjetër të Policisë atëherë kjo nuk është në rregull. Atëherë vetëm do të thellohet përçarja mes njësive sepse kem disa nivele të Njësisë Speciale tjera që janë, dhe do të krijohet një lloj probleme mes tyre që dikush nuk paguhet e dikush po dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në krye me të gjitha detyrat që i kanë të gjitha njësit, duke përfshirë edhe zyrtarët policorë që janë nëpër stacione policore si reagues të parë për çdo incidenti që ndodhë”, ka thënë tutje ai.
Por, sipas tij, takimi i tyre me kryeministrin Albin Kurti është një hap pozitiv pasi ka hapësirë për diskutim dhe vlerësim të kërkesave të pjesëtarëve të NjSI-së.
Ai ka theksuar se situata dhe protestat kanë një historik, pasi kërkesat e Policisë janë injoruar për një periudhë kohore.
“Kjo periudhë kohore në të cilën nuk ka reflektuar Qeveria në asnjë mënyrë, kjo pak a shumë sipas informacioneve që kam ka krijuar edhe një lloj përçarje brenda Policisë”, ka deklaruar ai.
Koloneli në pension ka deklaruar se është e rëndësishme që Qeveria të shohë dhe të trajtojë kërkesat e Policisë në mënyrë të drejtë dhe të përgjigjet ndaj tyre.
Sylejmani gjithashtu ka kritikuar faktin që kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë nuk është pjesë e delegacionit në takim, duke e konsideruar këtë si një lloj injorimi i zyrtarëve tjerë të Policisë.
“Nëse në këtë delegacion nuk është kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, i cili i përfaqëson të gjithë zyrtarët policorë tjerë, por kanë shkuar vetëm këta atëherë del e vërtetë kjo që po them unë. Dhe që nuk është aty në takim sepse ata nuk kanë pranuar vet. Këta kërkojnë që ta gëzojnë një status krejt të veçantë të shpallen si ekspert dhe koeficienti i tyre diku 12 apo 13 i bie që paga e tyre të jetë 1500 euro, por si ka mundësi kjo të ndodhë, këtë nuk duhet ta lejojë Qeveria, pasi nuk duhet t’i injorojë zyrtarët policorë tjerë me pagë 500-600 euro pagën”, ka deklaruar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Fillim i nxehtë i javës, por temperaturat bien gjatë fundjavës

Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë