LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Kurtit me Njësinë Speciale, ish-ushtaraku Veseli: Pa paqe sociale, nuk mund të garantohet siguria e vendit

Takimi i Kurtit me Njësinë Speciale, ish-ushtaraku Veseli: Pa paqe sociale, nuk mund të garantohet siguria e vendit

Ish-oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, ka shprehur mendimin se Kosova aktualisht përballet me sfida të shumta në lidhje me sigurinë kombëtare duke shtuar se vendit nuk i shërbejnë tensionet e krijuara nga çështjet sociale.

Komentet e tij vijnë në ndërkohë që po zhvillohet një takim midis Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese.

Takimi vjen si rezultat i protestave të zhvilluara më 1 nëntor nga këta pjesëtarë, ku ata kërkojnë rishikimin e kategorizimit të vendeve të tyre të punës dhe rritjen e shtesave për rrezikshmëri.


Veseli thekson se përpara se të adresohet çdo çështje tjetër, qeveria duhet të fokusohet në stabilizimin e gjendjes sociale, e cila mund të konsiderohet si parakusht për të garantuar më tej sigurinë e shtetit.

“Kur Kosova është në një situatë sfiduese për sigurinë e shtetit, Kosovës nuk i duhen probleme sociale. Një qeveri e vendit së pari duhet ta qetësojë situatën në aspektin social brenda popullatës, institucionet, pastaj në aspektin e sigurisë”, ka thënë Veseli në RTV Dukagjini.

Kosova kërkon ndihmë nga rajoni për hetimet e sulmit në Banjskë, janë identifikuar 38 terroristë
Lexo po ashtu Kosova kërkon ndihmë nga rajoni për hetimet e sulmit në Banjskë, janë identifikuar 38 terroristë

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Ata kanë paralajmëruar protestë edhe për datën 7 nëntor, por ajo është pezullua pasi kryeministri Kurti iu ka premtuar se do t’i presë në takim për të gjetur zgjidhje lidhur me kërkesat e tyre.

E takimi i Kurtit vetëm me Njësinë Speciale Intervenuese, është i papranueshëm për Sindikatën e Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Kronika e Zezë
Kalo në kategori