LAJMI I FUNDIT:

Ish-kampioni i botës: Verstappen me Mercedes, do ta linte në hije Hamiltonin

Ish-kampioni i botës: Verstappen me Mercedes, do ta linte në hije Hamiltonin

Ish-ngasësi i Mercedesit dhe shokut skuadre i Lewis Hamiltonit, Nico Rosberg pretendon se Max Verstappen do të ishte kampion bote në rast se do të ishte pjesë e skuderisë së Mercedesit.

Holandezi është shoferi i vetëm që ka fituar këtë sezon që nuk është pjesë e klubit gjerman, ku po dominon britaniku Hamilton.


Kampioni Botëror i vitit 2016 është i bindur se 21-vjeçari aktualisht është shoferi më i mirë i Formula 1.

“Verstappen do të ishte përpara Hamiltonit në renditjen e përgjithshme të Kampionatit në rast se do të ishte pjesë e Mercedesit. Ai ka bërë një sezon fantastik deri më tani dhe mendoj se është shoferi më i mirë në konkurs për momentin”, tha gjermani.

“Ai është ngasës mbresëlënëse dhe e gjithë Holanda çmendet për të. Të gjithë duam ta shikojmë sepse vozitjet e tij janë të çmendura”, tha 34-vjeçari.

Ndryshe, Max deri më tani ka fituar në shtatë gara të ndryshme gjersa Lewis është kampion i pesëfisht i Formula 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Henry pyetet se kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve, përgjigja e tij i befason të gjithë

Henry pyetet se kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve, përgjigja e tij i befason të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori