Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.
Në mesin e zyrtarëve që iu është publikuar pasuria është edhe ish kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bajram Zejnullahu, transmeton Telegrafi.
Zejnullahu gëzon pasuri të madhe të paluajtshme, duke nisur nga dy banesa të blera, njëra kap shifrën 64 mijë euro dhe tjetra 48 mijë.
Gjithashtu, Zejnullahu ka të deklaruar edhe një fabrikë dhe tokë përcjellëse me të, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.
Po ashtu, ai posedon së bashku me familjen edhe toka të shumta bujqësore, disa prej të cilave ka thënë se janë të trashëguara, e disa te blera.
Te pasuria e luajtshme, Zejnullahu bën të ditur se ka një veturë në vlerë prej 6 mijë euro, dhe një tjetër në vlerë prej 15 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe veturën e fëmijëve, vlera e të cilës është 6 mijë euro.
Zejnullahu po ashtu ka bërë të ditur se është pronar edhe i N.T.P Dea, dhe po ashtu në Scandwin.
Pasurinë e plotë të deklaruar mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Para të gatshme, Zejnullahu posedon rreth 10 mijë euro.
Të hyra vjetore, Zejnullah si drejtor kishte rreth 41 mijë euro, rreth 9 mijë euro nga fitimi i biznesit Dea, si dhe rreth 3 mijë euro të hyra nga Trusti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe