LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputeti mohon akuzën për shpëlarje parash

Ish-deputeti mohon akuzën për shpëlarje parash

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovs, M.Z, i akuzuar për mashtrim me viza, shmangie nga tatimi dhe shpëlarje të parave, ka mohuar aktakuzën për shpëlarje parash, duke thënë se 11 transaksionet bankare janë bërë me qëllim të regjistrimit të pronës në kadastër.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku bashkë me të po akuzohen edhe I.K. dhe E.K..


Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Atdhe Dema, i akuzuari M.Z ka thënë se për shitblerjen e pronës në Prishtinë, ekziston kontratat e shitblerjes, e cila kontratë sipas tij është e bërë në vitin 2015, si dhe ka shtuar se ekzistojnë komunikimet e tij me përgjegjësen për shitje.

Ai tha se vlera e shitblerjes së kësaj prone ka qenë në shumë prej 153 mijë e 901 euro, të cilën pagesë tha se e ka bërë me këste, përmes “Raiffeisen Bank”.

Tutje, i akuzuari M.Z ka thënë se i pari e kishte paguar këstin e parë në kompaninë ENK, pastaj i akuzuari E.K si person privat ia kishte kthyer borxhin, e më pas i njëjti paratë që ia kishte kthyer E.K ia kishte kthyer kompanisë ENK.

Ai shtoi se e gjitha kjo është bërë për regjistrimin e kësaj prone në kadastër.

Kurse, në pyetjen e prokurorit Dema se cila është arsyeja që tani i akuzuari E.K i ka transferuar shumën prej 153 mijë euro në llogarinë e tij, i akuzuari M.Z ka thënë se arsyeja ka qenë sigurimi i vërtetimit për regjistrimin e pronës në kadastër.

M.Z theksoi se transferi i parave ka ndodhur për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë, por jo me qëllim të shpëlarjes së parasë.

“E.K m’i ka kthyer paratë, arsye ka qenë me pas vërtetim që unë me regjistru banesën në kadastër, dhe në mënyrë absolute nëse unë e E.K kemi shpëlarë para atëherë edhe një pensionist ka shpëla, sepse lind pyetja paratë qe ia kam dhënë E.K ose paratë që m’i ka dhënë E.K prej 153 mijë euro, a janë para të drogës, janë para të prostitucionit, a janë para të vizave, sepse paraja që hyn në bankë ekziston një rregull bankar, sepse është agjencioni special në Bankën Qendrore i cili i bllokon transferime nëse janë të dyshimta, dhe në këtë rast paratë kanë qarkulluar përmes bankës, dhe kjo ka qenë e vetmja arsye për regjistrim në kadastër”, ka thënë i akuzuari M.Z., , raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti tha se shuma që ia ka huazuar tani të akuzuarit E.K ka rrjedhë nga shitja e shtëpisë së tij, për të cilin huazim ka thënë se kanë pasur një marrëveshje interne.

Tutje, ai ka thënë se banesat i kishte blerë nga kompania ENK.CO, por ka shtuar se pasi që nuk i kishin pëlqyer këto banesa dhe i kishte ndërruar me kompaninë Nartel Center, e që bartja e kësaj paluajtshmërie sipas tij ishte bërë me akte noteriale.

Ndërsa, lidhur me akuzën për shmangien nga tatimi në vlerë prej 81 mijë euro, i akuzuari M.Z ka refuzuar të përgjigjet me pretendimin se janë raporte të bëra me porosi dhe tendenca të hetuesve të ATK-së.

“Unë refuzoj të përgjigjem me raporte të cilat janë bërë me porosi dhe tendenca nga ana e hetuesve të ATK-së, dhe pse nuk qëndrojnë, se prova ma e madhe për pretendimet është që hetuesi i ATK-së para trupit gjykues dhe para prokurorit dhe nën betim ka ardhë dhe ka rrejt, ka thënë se ekziston xhirollogaria për biznesin M.Z dhe I.K, janë bërë deponime në atë llogari, ka pas qarkullim bankar. Pyetja ime ku është xhirollogaria ime, ku është deponimi dhe ku është qarkullimi bankar, pasi në raport ka shkruar se nuk ka”, ka thënë i akuzuari M.Z.

Pas kësaj, gjykatës i ka dorëzuar një kontratë pune, e përpiluar nga i akuzuari I.K, me seli në Gjermani.

Tutje, M.Z ka thënë se ia ka huazuar shumën prej 58 mijë euro përmes bankës, Qendrës së Mjekësisë Fizikale “Nëna Naile”, e të cilat para e njëjta sipas tij ia kishte kthyer përmes bankës.

Në fund, M.Z ka thënë se prokuroria duhet të tregojë se kënd e ka mashtruar dhe provat që i ka, pasi që sipas tij ka familje dhe kjo e ka dënuar moralisht.

“Kur prokurorin e shikoj e mendoj në veten time ky prokuror a ka fëmijë, a ka familje, si kanë me reaguar fëmijët e mi, hajde të më tregojë kë e kam mashtruar unë, kujt i kam marrë para. Unë Hashim Thaçit i kam thënë se cilën çikë të ma kishe vrarë ta kisha falë, por aktakuzën që e ke bërë me Aleksandër Lumnezin kurrë s’kam me ta falë moralisht, unë kam thënë unë jam dënuar moralisht”, ka thënë i akuzuari M.Z.

Në fund të deklarimit të tij, i akuzuari M.Z, pyeti se cilën dëshmi e ka prokuroria që tregon se kë e ka mashtruar.

“Mediat shkruajnë se i mori 120 mijë euro, prokuroria thirret akoma në 940 dëshmitarë dhe këtë e marrin vetëm nga lista e telefonit. Cilën dëshmi e ka prokuroria me gojë ose me shkrim, kënd e kam mashtruar”, u shpreh ai.

Pas kësaj, gjykimi ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes nga i akuzuari E.K, i cili në pyetjet e mbrojtësit të tij Kujtim Kërveshi ka deklaruar se për veprën penale shpëlarje parash, nuk e ndjen veten fajtor dhe nuk është e mundur që ta kryej këtë vepër penale.

Tutje, ai ka thënë se të akuzuarin M.Z e ka njohur rreth 30 vite më parë dhe atë si njeri që nuk ka qenë i përzier në kriminalitet dhe njeri karizmatik.

Ai ka thënë se nga M.Z ka huazuar para kesh, të cilat ka thënë se ia ka kthyer përmes bankës, për të pasur dëshmi se ia ka kthyer huanë.

Për paratë e marra nga M.Z, i akuzuari E.K ka thënë se kanë lidhur një deklaratë, në prani të familjeve të tyre.

Ai tha se këtë huazim e kishte marrë nga M.Z, pasi që sipas tij bankat në Kosovë nuk i mbështetnin kompanitë në atë kohë, ndërsa ka shtuar se ka huazuar mjete edhe nga subjektet tjera të vendeve të tjera.

Pasi që banka nuk na ka mbështetur kam filluar të huazoj para nga të tjerët dhe ndër ta ka qenë edhe M.Z. dhe gjitha këto huazime ia kam huazuar kompanisë ENK-Invest Group, me kontratë dhe të gjitha këto huazime janë të regjistruara në kontabilitet dhe janë paguar tatime për to”, ka deklaruar i akuzuari E.K.

Ndërsa, në pyetjen se a është e saktë se i akuzuari M.Z nuk i ka paguar këto banesa në llogarinë tij private por i ka blerë ato përmes pagesave të ENK.CO, i akuzuari E.K e ka pohuar dhe ka thënë se si person fizik i ka pasur borxh M.Z, ia ka kthyer, ndërsa ka shtuar se çka ka bërë i njëjti me një person juridik është çështje e vet të akuzuarit M.Z.

I akuzuari E.K. ka thënë se gjatë marrjes në pyetje në prokurori dhe polici nuk ka pasur avokat, ndërsa ka shtuar se aktakuzën e ka kuptuar përmes portalit “Insajderi” dhe kopjen e kësaj aktakuze e ka marrë nga avokati i tij Florent Latifaj.

Tutje, ka thënë se pasi që ka dalë shkrimi nga portali “Insajderi”  iu ishin mbyllur llogaritë bankare, dhe ishte detyruar t’i mbyll bizneset e tij në Kosovë.

I njëjti shtoi se gjatë marrjes në pyetje në polici është kërcënuar nga hetuesi policor Avni Namani, pasi që kishte thënë se nuk e beson që tani i akuzuari M.Z ka shitur viza për para.

“Ishte korrekte deri në momentin kur e kuptova për çka më kanë ftuar dhe ishte një fjalë e imja drejtuar Avni Namanit, se nuk besoj që mundet M.Z me shitë viza për para, nuk e bën M.Z këtë punë, aty hetuesi Avni Namani e ndërroi qëndrimin, filloi me kërcënimet e tij si “unë mundem me të burgos ty, të dërgoj në bodrum, të mbys dajak”, ka thënë i akuzuari E.K.

Pas përfundimit të dhënies së mbrojtjes nga të akuzuarit, gjykatësi Vesel Ismajli fjalën përfundimtare e ka shtyrë për 21 prill 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori