LAJMI I FUNDIT:

Ish-basketbollistja Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju

Ish-basketbollistja Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju
(Foto: baskebtolli.com)

Basketbollistet e Kosovës A po stërviten dy herë në ditë para debutimit në arenën ndërkombëtare. Vashat e Kosovës do të debutojnë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, që mbahet nga 20 deri më 25 korrik.

Vashat dardane janë në grup me Qipron dhe Luksemburgun. Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala, para lojtareve dhe stafit ka prezantuar Shemsije Stubllën, e cila ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Universitetit të Prishtinës.


“Shema ka luajtur në këtë palestër me shumë tifozë, më pas ka shkuar në Slloveni, ku ka luajtur dhe tani është trajnere për vajza të vogla dhe nënë e suksesshme e dy vajzave. Jam e lumtur që gjendem me të”, u shpreh Shala, ndërsa Shemsije Stublla ka mbajtur një fjalim shumë domethënës.

“Më vjen mirë që po ju shoh. Ajo çka dua të them është se, kjo për ju do të thotë shumë. Unë ju kam lakmi. Vetëm këtë gjë nuk e kam arritur. Të vetëm ëndërr që nuk e kam plotësuar, është të luaj për Kosovën. Ju duhet të jeni krenare me veten tuaj”.

“Jam e sigurt se do të keni suksese. Mos u ngarkoni dhe kënaquni në ndeshje. Unë kam luajtur deri në moshën 35 vjeçare. Edhe tani luaj si veterane dhe kam marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare. Edhe sot kur luaj, është si më parë, fitoren e shijoj si dekada më parë. Luani, kënaquni dhe mos u ndalni asnjëherë nga basketbolli, sepse gratë janë shumë të forta”, ka deklaruar ajo para vashave të Kosovës.

Shemsije Stublla ka luajtur për Universitetin e Prishtinës deri në vitin 1989 për t’u transferuar më pas në Maribor. Ajo ka qenë lojtare aktive deri në vitin 2000, ndërsa tani jeton dhe vepron në Slloveni.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori