LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëshorti tenton ta fus me dhunë në veturë, viktima lajmëron rastin në polici

Ish-bashkëshorti tenton ta fus me dhunë në veturë, viktima lajmëron rastin në polici
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima femër, ka  njoftuar se  ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.

Rasti ka ndodhur në Suharekë.


I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/