LAJMI I FUNDIT:

“Ish-bashkëshorti rrëmbeu fëmijët”! Padia e nënës shqiptare nga Anglia: U morën me mashtrim

“Ish-bashkëshorti rrëmbeu fëmijët”! Padia e nënës shqiptare nga Anglia: U morën me mashtrim

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë një letër porosi të përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë, në të cilën një shtetas shqiptar akuzohet nga ish-bashkëshortja se rrëmbeu tre fëmijët e tij duke i larguar nga Britania e Madhe.

Babai dyshohet se i mori fëmijët përmes mashtrimit, duke u larguar fillimisht në Skoci dhe më tej prej datës 3 prill 2022 u kthye së bashku me ta në vendlindje, shkruan tch.

Fëmijët, dy djem dhe një vajzë, më i vogli prej tyre tre vjeç, sipas nënës, që është gjithashtu shtetase shqiptare, iu rrëmbyen prej të atit në shkelje të seksionit të ligjit të rrëmbimit të fëmijëve viti 1984  që ndalon prindërit të nxjerrin fëmijët jashtë Mbretërisë së Bashkuar pa pëlqimin e palëve.

Çifti shqiptar u martua në vitin 2010, menjëherë pasi babai i tre fëmijëve që ka edhe shtetësi britanike, e ndihmoi partneren që të udhëtonte me një pasaportë false drejt Anglisë. Por ata u divorcuan për shkak të dhunës.

Gruaja kërkon që gjykata shqiptare t’i marrë në kujdestari tre fëmijët e saj derisa ata t’i dorëzohen asaj si dhe që fotografitë e tre të miturve t’u shpërndahen pikave kufitare.

Nga burimet e gjykatës, tregohet se në fashikull është bashkangjitur edhe një shkresë e autoritetit qendror të Anglisë dhe Uellsit, ku thuhet se mbajtja e fëmijëve në Shqipëri pa lejen e nënës është në shkelje të Konventës së Hagës. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori