Të premten, para Komitetit për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve, ka nisur dëshminë, ish ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch.
Gjatë fjalës hyrëse, ajo ka kundërshtuar disa nga akuzat që janë bërë në drejtim të saj. Ajo tha se janë të pavërteta pohimet se ajo u ka thënë punonjësve të paidentifikuar të Ambasadës ose zyrtarëve të Ukrainës që urdhërat e Presidentit Trump duheshin injoruar sepse “ai do të fajësohej” – ose për ndonjë arsye tjetër.
“Unë nuk e bëra dhe nuk do ta thosha një gjë të tillë. Deklarata të tilla do të ishin në kundërshtim me trajnimin tim si Oficer i Shërbimit të Jashtëm dhe rolin tim si Ambasador”, tha ajo.
Ajo më tutje theksoi se Rudy Giuliani, avokat personal i presidentit dhe bashkëpunëtorët e tij drejtuan kundër saj “një fushatë dezinformimi. Ajo shtoi se “këto ngjarje duhet të shqetësojnë të gjithë në këtë dhomë”.
Derisa ish-ambasadorja po jepte dëshminë e saj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shkroi në rrjetin social Twitter, se kudo që ajo ka shkuar gjatë karrierës së saj “është bërë keq”.
Hetimet ndaj Trumpi
Dhoma e Përfaqësuesve po e heton presidentin Trump nëse ai ka abuzuar detyrën e tij për përfitime personale dhe politike, duke nxitur një qeveri të huaj për të hetuar rivalët e tij politikë. Në veçanti, nëse Trump, pezulloi 390 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe i kërkoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy që të zhvillojë hetime ndaj kundërshtarit të tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter.
Procesi hetimor ndaj Trumpit po zhvillohet i hapur për publikun.
Në hapje të seancës, kryesuesi i Komitetit, Adam Schiff tha se “ambasadorja Yovanovitch jo vetëm që” hidhëroi “ukrainasit e korruptuar, si ish-prokurori i përgjithshëm i korruptuar Yuri Lutsenko, por edhe disa amerikanë si Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit Donald Trump dhe dy individë, të paditur tani, që kanë punuar me të, Igor Fruman dhe Lev Parnas”.
Kongresisti republikan, Devin Nunes akuzoi demokratët për “operacionin e tyre për të rrëzuar një president të zgjedhur sipas rregullave”. Ai gjithashtu tha se seancat dëgjimore në kuadër të hetimit e kanë bllokuar punën legjislative të Kongresit. Ai akuzoi demokratët për “fantazitë e Watergate” duke iu referuar hetimit mbi presidentin Richard Nixon në vitet 1970.
Publikohet biseda e parë Trump-Zelensky
Në kohën kur po fillonte seanca në Dhomën e Përfaqësuesve, Shtëpia e Bardhë e ka publikuar transkriptin e bisedës së parë ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky.
Trump fillimisht e uron Zelenskyn për për fitoren në zgjedhje.
“Kanë qenë zgjedhje të jashtëzakonshme”, i thotë Trump homologut Zelenskey.
Presidenti Trump kishte premtuar se do ta publikojë bisedën e parë telefonike, të zhvilluar në muajin prill.
Mirëpo, një bisedë e muajit korrik me presidentin Zelenskey është arsyeja që Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur procedurën e shkarkimit të presidentit Trump. Një informator, deri më tani i paidentifikuar, dërgoi ankesë duke thënë se biseda përbënte shkelje nga ana e presidentit amerikan.
Çfarë mund të ndodhë pas hetimeve?
Mund të ketë seanca të tjera publike të Komitetit të Inteligjencës. Pasi të mbarojnë seancat dëgjimore publike, Komiteti i Inteligjencës, së bashku me dy komitetet e tjera, pritet të raportojnë për gjetjet e tyre.
Ky raport do t’i dërgohet Komisionit Gjyqësor, i cili pritet të zhvillojë seancat e veta.
Më pas materiali i hartuar nga komiteti do të dërgohet në Dhomën e Përfaqësuesve për votim, që ka gjasa të ndodhë deri në fund të vitit. Gjyqi për të vendosur nëse përfundimisht do të shkarkohet presidenti zhvillohet në Senat, i cili kontrollohet nga Partia Republikane e Trumpit. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën