LAJMI I FUNDIT:

“Isë diss e ki”

“Isë diss e ki”

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa për nder të ditës së gruas vizitoi edhe memorialin “Heroinat” në qendër të Prishtinës, por ai përballë memorialit  është pritur nga disa studente që kanë protestuar kundër kryeministrit.

Me parullat “Isë diss e ki”, “Marshojmë, nuk festojmë” dhe disa të tjera ato ia rezervuan një pritje ndryshe kryeministrit tek memoriali njofton Klan Kosova.


Ata protestuan kundër kryeministrit Isa Mustafa pasi javë më parë ai kishte shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook, ku në vazhdën e sulmeve ndaj disa deputetëve të Opozitës dhe aktiviste të shoqërisë civile në një nga fjalitë ai i kishte cilësuar ato si “gra që kullosin fonde”, kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe debat të madh.