Irinej: Zaev nuk mund ta festojë Ilindenin në manastirin Prohor Pçinjski
Kisha Ortodokse e Serbisë (KOS) ka vendosur që të ndalojë Maqedoninë për ta festuar ditën e Ilindenit në manastirin Prohor Pçinjski në Serbi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Udhëheqësia e KOS-it dhe patriku Irinej nuk kanë ndërmend ta lejojnë një delegacion të Maqedonisë, të udhëhequr nga Zoran Zaev, që ta vizitojnë këtë manastir.
Portali serb ”Alo” shkruan se patriku Irinej është kategorikisht kundër një vizite të tillë, deri sa të rregullohet statusi i KOS-it dhe priftërinjëve të saj në Maqedoni.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka pohuar për këtë portal se vetëm KOS-i mund të vendosë nëse do të lejohet delegacioni i Maqedonisë që ta vizitojë manastirin Prohor Pçinjski.
Nga ana tjetër, Zoran Zaev, deklaroi në Sarajevë se Maqedonia dhe Serbia janë miq, dhe se shpreson në përparimin plotësues të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai bëri të ditur se ende nuk ka marrë përgjigje për të festuar Ilindenin në Prohor Pçinjski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'