Ajo asnjëherë nuk dështon për të marrë vëmendjen e audiencës.

Dhe Irina Shayk sikurse përherë shfaqet tërheqëse, në pothuajse secilën paraqitje të saj, shkruan Daily Mail.


Së fundmi ajo është parë duke ecur në pistën e “Versace’s Milan Fashion Week”, ndërsa reklamoi linjën e re të rrobave.

40085970 9330465 image m 3 1614955572940

Irina pati të veshur një fustan të zi me dekolte të hapur, duke vënë në fokur gjoksin e formësuar.

Për aksesorë ajo zgjodhi të ketë një çantë plot stil, duke i kombinuar edhe një shami të lidhur në kokë.

40085968 9330465 image a 1 1614955231555

Flokët e saj nuk vëreheshin shumë për shkak të shamisë, kurse për makijazh modelja shkoi me ngjyrë rozë.

Pozat dhe ecja e saj padyshim që u komentuan në rrjet, duke konsideruar si ndër modelet më joshëse.

40089516 9330465 image a 3 1614960149040

Ndërkaq, Irina kohëve të fundit është parë duke kaluar kohë me ish-partnerin, Bradley Cooper, për shkak të vajzës së përbashkët. /Telegrafi/