LAJMI I FUNDIT:

Iraniania e quajtur si ‘Zombie Angelina Jolie’ tregon fytyrën e vërtetë dhe i habit të gjithë

Iraniania e quajtur si ‘Zombie Angelina Jolie’ tregon fytyrën e vërtetë dhe i habit të gjithë
(Foto: Instagram/sahartabar__officialx)

Sahar Tabar, një iraniane e cila e tronditi publikun disa vite më parë me pamjen e saj, nga e cila e mori edhe pseudonimin ‘Zombie Angelina Jolie’.

Asokohe si 17 vjeçare, ajo e kishte operuar fytyrën për t’u dukur si aktorja e famshme hollivudiane.


Ajo u kishte thënë ndjekësve të saj se ka bërë rreth 50 operacione për të qenë sa më e ngjashme me bukuroshen e njohur.

Kështu u besua se dukej (Foto: Instagram/sahartabar__officialx)

Tabar u arrestua në tetor të vitit 2019 me akuzën për blasfemi, nxitje të të rinjve në dhunë, përvetësim të paligjshëm të pronës dhe shkelje të kodit të veshjes.

Megjithatë, ajo u lirua pas 14 muajsh pas protestave të gjera në vend, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini në muajin e kaluar.

Kështu u raportua të ishte ndryshimi (Foto: Instagram/Twitter)

Iraniania tash ka treguar se si duket në të vërtetë. Ajo ka thënë se iu është nënshtruar disa procedurave kozmetike, si operacioni i hundës, mbushja e buzëve dhe liposuksioni, por theksoi se fotografitë “drithëruese” janë rezultat i grimit dhe editimit në Photoshop.

Fytyra e vërtetë e Sahar Tabar gjatë intervistës

“Ajo që patë në Instagram ishin efektet kompjuterike që përdora për të krijuar imazhin”, citohet të ketë thënë për mediat shtetërore, siç raportohet nga Independent.

Pas daljes nga burgu, Sahar njoftoi se nuk do t’i përdorte më rrjetet sociale. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/sahartabar__officialx)

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Kalo në kategori