LAJMI I FUNDIT:

Irani thotë se ka shkatërruar rrjetin prej 17 spiunësh të CIA-s

Irani thotë se ka shkatërruar rrjetin prej 17 spiunësh të CIA-s

Irani thotë se ka kapur 17 spiunë që punojnë për CIA amerikane dhe disa prej tyre janë dënuar me vdekje.

Siç raporton Reuters, përcjell Telegrafi, televizioni shtetëror i Iranit citoi Ministrinë e Inteligjencës që tha se ka shkatërruar një rrjet spiunësh të CIA-s dhe ka kapur 17 të dyshuar. Një zyrtar tha se disa nga këto arrestime janë gjykuar dhe dënuar me vdekje.


Lajmi vjen pas tre muajsh spiraleje konfrontimi me Perëndimin që filloi pas vendosjes së sanksioneve amerikane me efekt për atë që ndodhi në muajin maj.

Javën e kaluar, Irani kapi një anije me flamur britanik në Ngushticën e Hormuzit, pasi marina britanike kapi një anije iraniane jashtë brigjeve të Gjibraltarit në 4 korrik.

“Spiunët e zbuluar ishin punësuar në sektorë të ndjeshëm privatë, bërthamorë, infrastrukturë, ushtri dhe fushat kibernetike… ku ata mblidhnin informacion të klasifikuar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë për televizionin shtetëror.

Nuk është e qartë nëse këto arrestimeve janë lidhur me çështjen në të cilën Irani në muajin qershor tha se kishte ekspozuar një rrjet spiunazhi kibernetik që drejtohej nga CIA dhe që disa spiunë të amerikanë ishin arrestuar në vende të ndryshme si rezultat i këtij aksioni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori