IPKO National CTF Finals

IPKO National CTF Finals shënon finalen e kampionatit të parë në Kosovë në fushën e sigurisë kibernetike “Capture The Flag” (CTF), një aktivitet i dedikuar për garat dhe sfidat në cybersecurity.
Ngjarja organizohet në hapësirat e IPKO dhe mbledh pjesëmarrës nga komuniteti i sigurisë kibernetike në Kosovë, duke promovuar zhvillimin e aftësive teknike dhe interesimin për cybersecurity dhe teknologji.
Detajet
Data: 20 qershor 2026
Koha: 10:00 - 16:00
Vendndodhja: IPKO Headquarters
Programi?
Programi i aktivitetit përfshin:
- Finalen e kampionatit “Capture The Flag”
- Gara dhe sfida të sigurisë kibernetike
- Aktivitete konkurruese për pjesëmarrësit finalistë
- Hapjen zyrtare në ora 11:00
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Mundësi për të ndjekur finalen e parë kombëtare në cybersecurity në Kosovë
- Promovim i aftësive teknike dhe inovacionit në siguri kibernetike
- Hapësirë për rrjetëzim me komunitetin e cybersecurity
- Përvojë praktike në sfidat “Capture The Flag”
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj:
Ngjarja nuk është e hapur për publikun.
Për më shumë informata:
LinkedIn:
Kosova Cyber Team LinkedIn







































