XP Game Fest 2026

XP Game Fest 2026 rikthehet në Prishtinë si një nga ngjarjet më të mëdha të gaming-ut dhe esports në Kosovë, duke mbledhur komunitetin gaming, lojtarë profesionistë dhe adhurues të esports-it në një festival dyditor të dedikuar garave, argëtimit dhe teknologjisë.
I organizuar nga XPortal Esports, festivali sjell edicionin e tij të 6-të me turne konkurrues, aktivitete interaktive dhe takime me creatorë të njohur të komunitetit gaming. Eventi synon të krijojë një hapësirë ku komuniteti esports në Kosovë dhe rajon mund të lidhet përmes garave, përvojave live dhe aktiviteteve të ndryshme gjatë festivalit.
Detajet
Data: 23–24 maj 2026
Koha: 11:00 - 22:00
Vendndodhja: Tech Park Prishtina
Programi?
Programi i festivalit përfshin:
- CS2 - XP Game Fest LAN Finals
- EAFC26 2v2 Champions
- Tekken 1v1 Tournament
- Rocket League 2v2 Tournament
- NEPTUN 1v1 Aim Challenge në CS2
- Meet and Greet me Makazze dhe Krabeni
- Giveaway dhe aktivitete interaktive për publikun
- Muzikë, ushqim dhe argëtim gjatë festivalit
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Mundësi për të ndjekur turne esports nga afër
- Takim me komunitetin gaming dhe creatorë të njohur
- Atmosferë gaming dhe aktivitete interaktive për publikun
- Giveaway dhe përvoja të ndryshme gjatë festivalit
- Event i dedikuar për esports dhe gaming në Kosovë
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj.
Hyrja në festival është falas dhe biletat merren në hyrje të eventit në Tech Park Prishtina.
Festivali është i hapur për të gjitha moshat. Parkingu është falas, ndërsa kapaciteti varet nga hapësira e sallës kryesore.
Kontakt: valdrinberbatovci@xportalesports.com
Facebook:
XPortal Esports Facebook
Instagram:
XPortal Esports Instagram
Twitch:
XPortal Esports Twitch











































