LAJMI I FUNDIT:

IPK: Zyrtarët policorë që u arrestuan sot dyshohet se u përfshinë në mbi 400 veprimtari kriminale

IPK: Zyrtarët policorë që u arrestuan sot dyshohet se u përfshinë në mbi 400 veprimtari kriminale

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se zyrtarët policorë të cilët janë arrestuar sot dyshohen se janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit.

Hodaj në konferencën e thirrur për media ka deklaruar se tashmë kanë dhënë rekomandimin për suspendim të 50 zyrtarëve, transmeton Telegrafi.


“Ata janë arrestuar për keqppërdorim të pozitës zyrtare, ekziston dyshimi se të arrestuarit janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale, të marrjes së ryshfetit. U është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë, dhe të njëjtit është dhënë rekomandimi për suspendim nga puna”, deklaroi ai.

Operacioni "Pika", Lumezi jep detaje për arrestimin e 50 zyrtarëve policorë, të dyshuar për marrje ryshfeti
Lexo po ashtu Operacioni "Pika", Lumezi jep detaje për arrestimin e 50 zyrtarëve policorë, të dyshuar për marrje ryshfeti

Në konferencë ka folur edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se aksioni është zhvilluar pas një hetimi që ka zgjatur një vit.

“Dy prokurë kanë qenë të angazhuar në hetime, gjatë fazës së hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë që të sigurojmë prova të mjaftueshme se ata po marrin ryshfet në pikat doganore”, deklaroi ai.

Tutje, kryeprokurori i shtetit deklaroi se edhe 10 persona janë në arrati.

“Sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga policia e Kosovës, dhe dy nga shërbimi doganor i Kosovës. Ndërsa personat tjerë janë në arrati, dhe disa nuk janë shtetas të Kosovës”.

Kryeprokurori i Shtetit në konferencë e vlerësoi si të suksesshëm operacionin e sotëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori