LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Pika”, Lumezi jep detaje për arrestimin e 50 zyrtarëve policorë, të dyshuar për marrje ryshfeti

Operacioni “Pika”, Lumezi jep detaje për arrestimin e 50 zyrtarëve policorë, të dyshuar për marrje ryshfeti

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje lidhur me operacionin policor, ku janë arrestuar 50 zyrtarë policorë.

Lumezi tha se aksioni është zhvilluar pas një periudhe hetimore një vjeçare.


“Dy prokurorë kanë qenë të angazhuar në hetime, gjatë fazës së hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë që të sigurojmë prova të mjaftueshme se ata po marrin ryshfet në pikat doganore”, deklaroi ai.

Tutje, kryeprokurori i shtetit deklaroi se edhe 10 persona janë në arrati.

“Sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga policia e Kosovës, dhe dy nga shërbimi doganor i Kosovës. Ndërsa personat tjerë janë në arrati, dhe disa nuk janë shtetas të Kosovës”.

Aksioni i sotëm në Gjakovë e Prizren, arrestohen 48 zyrtarë policorë në mesin e tyre dy komandantët e dy pikave kufitare
Lexo po ashtu Aksioni i sotëm në Gjakovë e Prizren, arrestohen 48 zyrtarë policorë në mesin e tyre dy komandantët e dy pikave kufitare

Lumezi deklaroi se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe disa telefona mobil.

Kryeprokurori i Shtetit në konferencë e vlerësoi si të suksesshëm operacionin e sotëm.

Ndërsa, Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se zyrtarët policorë të cilët janë arrestuar sot dyshohen se janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit.

Hodaj në konferencën e thirrur për media ka deklaruar se tashmë kanë dhënë rekomandimin për suspendim të 50 zyrtarëve.

“Ata janë arrestuar për keqppërdorim të pozitës zyrtare, ekziston dyshimi se të arrestuarit janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale, të marrjes së ryshfetit. U është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë, dhe të njëjtit është dhënë rekomandimi për suspendim nga puna”, deklaroi ai.

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se do të ndërmarrin masa ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori