LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi shpërthen pas humbjes nga Juventusi: U mposhtëm nga një gol i parregullt

Inzaghi shpërthen pas humbjes nga Juventusi: U mposhtëm nga një gol i parregullt

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe të tretën në pesë sfidat e fundit.

Neroazzurët u mposhtën para adhuruesve të vet nga Juventusi në derbin e Serie A.

Por kjo humbje është më e dhimbshme për faktin se të gjithë në kampin zikaltër pretendojnë se janë dëmtuar në golin e shënuar të Juventusit.


Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka shpërthyer pas ndeshjes duke thënë se goli është i papranueshëm dhe ka parë të paktën 20 foto ku futbollisti i Juventusit ndalë topin me dorë.

Juventusi triumfon në Derby d'Italia - Interi lëshon mundësinë për vendin e dytë
Lexo po ashtu Juventusi triumfon në Derby d'Italia - Interi lëshon mundësinë për vendin e dytë

“Ndodhi diçka shumë serioze, njësoj si në Monza. Në epokën e VAR-it, të tilla situata janë të papranueshme. E kam shumë të vështirë që si trajner të flas për ndeshjen”.

“Është dorë e pastër, nuk ka nevojë ta them unë këtë. Më thonë se nuk ka imazhe, kam parë të paktën 20 imazhe. Ky gol është i papranueshëm, nuk mundem ta pranoj, është shumë serioze ajo që kam parë. Kjo që ka ndodhur është shumë e rëndë”, u shpreh Inzaghi.

Tutje trajneri italian u rikthye të flasë edhe për ndeshjen, duke thënë se e dinin që do të ishte e vështirë dhe kjo humbje i kthena ta një hap mbrapa.

“E dinim që ishin të mirë në rifillim, edhe ne i trajtuam mirë, por po flasim për një ndeshje me defekte që na kushtoi një hap prapa në rrugën tonë”.

“Forma jonë është e njëjtë, edhe nëse jemi duke adoptuar disa zgjidhje alternative. Sonte goli kushtëzoi lojën. Sonte bëmë diçka gabim teknikisht, por asgjë për të thënë për qëndrimin e djemve”, tha Inzaghi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori