LAJMI I FUNDIT:

“Investova mbi 4 milionë euro, por nuk mund të shkoj të jetoj aty” – rrëfen ish futbollisti i njohur i prekur nga agresioni rus në Ukrainë

“Investova mbi 4 milionë euro, por nuk mund të shkoj të jetoj aty” – rrëfen ish futbollisti i njohur i prekur nga agresioni rus në Ukrainë

Ish futbollisti rumun Razvan Raț luajti futboll deri në vitin 2018, kur mori vendimin të pensionohej pas një periudhe të shkurtër të kaluar në Poli Timisoara, ndërsa tani ai nuk po mund të kthehet në Donetsk ku e kishte ndërmend të jetonte.

Rat ka folur disa herë për tragjedinë që rusët kanë shkaktuar në Donetsk, një nga zonat që ata kanë kontrolluar që nga viti 2013, shumë kohë përpara sulmit ndaj Kievit në shkurt 2022.


Pasi rusët krijuan një qeveri në Donetsk, Raț nuk mund të hynte më në qytetin ku kishte planifikuar të vendosej. Ai foli për planin e tij të investimeve në qytetin ku jetoi prej 10 vitesh dhe arriti rezultate të jashtëzakonshme sportive, ku në fund edhe u martua.

“Kam investuar rreth dy milionë euro në një shtëpi në Donetsk. Pasi dola në pension në vitin 2018, doja të vendosesha në Ukrainë. Aty kam shtëpinë e ëndrrave të mia. Më kanë mbetur dy makina në garazh, një Audi TT dhe një Audi tjetër”.

“Megjithatë, është dikush që kujdeset për shtëpinë dhe vazhdimisht më dërgon foto. Unë paguaj 300 euro në muaj për mirëmbajtjen e shtëpisë. Gjithashtu, një granatë ra në oborr. Mirë që nuk ra në shtëpi…”.

“Investimi im total në Donetsk është 4.1 milionë euro. Bëra një plan për të ardhmen, madje nisa ndërtimin e një lokali sportiv në parkingun përballë stadiumit”, ka treguar rumuni.

Ish-mbrojtësi i majtë e ka veshur 113 herë fanellën e kombëtares rumune dhe gjurmën më të madhe e ka lënë në fanellën e Shakhtarit ku fitoi 17 trofe, përfshirë edhe Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori