Dy trafostacione të reja kanë kompletuar rrjetin elektrik në Katunishtë të Podujevës. Rreth 100 shtëpi të këtij fshati furnizoheshin vetëm nga një trafo, përderisa tashmë rrjeti i tyre është zgjeruar dyfish.
Pos trafove, investimi nga KEDS është i konsiderueshëm në këtë fshat, kur kihet parasysh se gjatë realizimit të punimeve ka implementuar 52 shtylla të tensionit të ulët, 46 shtylla të tensionit të mesëm dhe 3200 metra rrjet të tensionit të ulët.
Një punë që vlen të përmendet që ka bërë KEDS këtu, është edhe demontimi i rrjetit të vjetër dhe largimi i shtyllave të cilët kanë qenë përmes pronave private dhe i ka vendosur ato përreth rrugëve të lagjeve.
Me investimet e fundit që ka bërë KEDS në fshatin Katunishtë të Podujevës, përveç konsumatorëve të amvisërisë, hairin këtyre investimeve ua kanë parë edhe bizneset e vogla të kësaj ane.
Ka fshat njihet për kultivimin e mjedrave. Njëri ndër kultivuesit është edhe Nysret Bryma, i cili ka 1,5 ha tokë dhe ky investim për të është i mirëseardhur, sepse ia ka bërë më të lehtë punën në sistemin e ujitjes.
“Këto ndryshime në rrjetin energjetik janë të mirëseardhura për ne, sepse na lehtësojnë shumë punën në bujqësi, sidomos në kultivuesit e mjedrave që janë të shumtë në këto anë”, ka thënë Bryma.
Edhe banori tjetër i këtij fshati, Faruk Qerimi, ndjehet i gëzuar për këto investime. Ai ka një fermë viçash dhe tani nuk do të ketë problem përdorimin makinave për bluarjen e ushqimit. Por gjithashtu falë punës së KEDS-it, nga arrat e tij janë larguar shtyllat e vjetra të drurit dhe tani ai do të mbjellë të gjithë arën.
“Jam tepër falënderues KEDS-it, me rrymën stabile që kemi tani, makinat që përdori në fermën time, punojnë pa problem”, shton Qerimi.
Ky investim është në kuadër të projekteve për zgjerim dhe përforcim të rrjetit anekënd territorit të Kosovës. KEDS është fokusuar në vendbanimet me rënie të tensionit dhe në vendet ku rrjeti elektrik i trashëguar është në gjendje të rëndë. Të gjitha këto investime, si pjesë e Masterplanit do të përfundojnë deri në vitin 2025, kur parashihet të investohet 300 milionë euro si pjesë e zotimit gjatë privatizimit të distribucionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe