LAJMI I FUNDIT:

Interi zbulon se sa pagoi UEFA për Eriksenin shkaku i arrestit kardiak

Interi zbulon se sa pagoi UEFA për Eriksenin shkaku i arrestit kardiak

Detaje të reja kanë dalë nga pasqyrat financiare të Interit, duke konfirmuar se ata marrin një tarifë kompensimi nga UEFA pasi Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak në Euro 2020.

Mesfushori danez, i cili ka qenë nën kontratë me Nerazzurrët gjatë kohës së incidentit, pësoi një atak kardiak në minutën e 43-të të ndeshjes kundër Finlandës në Euro 2020. Ai u shërua dhe më vonë iu pajis me një defibrilator kardiak , diçka që e pengoi atë të vazhdonte karrierën e tij në Itali.


Eriksen u lirua nga Interi në dhjetor të vitit 2021 dhe iu bashkua Brentfordit me një kontratë gjashtëmujore janarin e këtij viti. Pas kësaj, ai iu bashkua Manchester United si lojtar i lirë, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare.

Siç theksohet nga Calciomercato.com, UEFA i pagoi Interit rreth tre milionë euro si kompensim pas arrestit kardiak të Eriksen, duke marrë tarifën për shkak se mesfushori i tyre i regjistruar po luante në një ndeshje të UEFA-s kur ndodhi incidenti.

Mesfushori danez iu bashkua Nerazzurrëve në një marrëveshje me vlerë rreth 27 milionë euro në janar të vitit 2020, duke u larguar nga Tottenhami pas gjashtë vitesh e gjysmë.

Ai bëri 60 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori