LAJMI I FUNDIT:

Intervistë me zëdhënësin e Bashkisë së Shkupit – Valon Salihu tregon arritjet dhe problemet e kryeqytetit

Intervistë me zëdhënësin e Bashkisë së Shkupit – Valon Salihu tregon arritjet dhe problemet e kryeqytetit

Ndotja e ajrit, imazhi i qytetit, kandidimi i Shilegovit dhe premtimet që janë realizuar gjatë këtij mandati – këto janë temat për të cilat në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, ka folur zëdhënësi i Bashkisë së Shkupit, Valon Salihu. Ai thotë se udhëheqësia e tanishme e Bashkisë së Shkupit ka realizuar shumë punë, por ka edhe të tjera që kërkojnë më shumë kohë.

Në lidhje me kandidimin e sërishëm të Shilegovit për kryetar të Shkupit, ai tha se kjo është çështje partiake, por e vlerëson si njeriu më kompetent për të garuar sërish.  Kurse në lidhje me ndotjen e ajrit, Salihu vlerëson se kjo çështje duhet të trajtohet gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm kur ka ndotje të ajrit.


Mandati i kaluar i Shilegov, çka premtoi dhe çka realizoi?

Edhe pak do të futemi në fushatë për zgjedhjet e ardhshme. Realisht gjatë këtyre tre viteve të fundit, njëri kaloi në gjendje të jashtëzakonshme. Kështu që nëse bëjmë përmbledhje kemi pasur dy vit e gjysmë mandat. Është interesante se gjatë fushatës para tre vjetve, kryetari Petre Shilegov premtoi shumë, por edhe realizoi shumë. Premtoi shumë pasiqë mori në dorë një qytet që ishte neglizhuar shumë nga udhëheqja e kaluar. Por, e mira është se ajo që është premtuar është realizuar ose është në realizim e sipër.

A do të kandidojë Shilegov edhe për një mandat për Bashkinë e Shkupit? Çka ju ka mbetur për të bërë?

Kjo çështje është partiake dhe unë nuk jam kompetent për të folur, por nga ajo që kemi parë mendoj se Petre Shilegov është njeriu më kompetent për të garuar edhe për mandatin e dytë për kryetar të Shkupit. Nga periudha sa kemi qeverisur, kemi realizuar shumë, por normalisht ka edhe punë të cilat kërkojnë më shumë kohë për t’u bërë.

Ndotja e ajrit në kryeqytet, çka është ndërmarrë dhe sa është përmirësuar në ndërkohë?

Ndotja e ajrit ka qenë njëri ndër premtimet kryesor të udhëheqjes së tanishme dhe prej ditës së parë jemi angazhuar për këtë çështje. Ndotja e ajrit nuk luftohet vetëm kur ajri është i ndotur, por çdo ditë. Do t’i përmend vetëm disa masa që janë ndërmarrë për këtë problem: rritja e gjobave për ndotësit e ajrit, u vazhdua orari i punës së tyre, ka pasur subvencione dhe masa të tjera. Sipas disa analizave që kemi bërë me UNDP del që ndotësit kryesor janë ngrohja e paorganizuar e amvisërive. Masat që kemi marrë sigurisht kanë pasur ndikimin e vet. Por, përveç amvisërive ndotës tjerë të ajrit janë edhe komunikacioni, industria, mungesa e gjelbërimit.

Si është komunikimi me komunat brenda Bashkisë?

Decentralizimi në aspekt lokal i ka edhe të mirat edhe të këqijat e veta. Ne si Bashki e Shkupit kemi disa kompeteca për disa gjëra, e për disa nuk kemi. Kemi pasur problematika të shumta për ndërtimet pa leje, siç është në Matkë. Dhe fakti që Bashkia e Shkupit, Inspektoratin e Ndërtimit nuk e ka mbi vete, i ka dhënë frytet e veta dhe me këtë është dashur të intervenojë edhe Qeveria. Por e mira është se kemi komunikim me të gjithë kryetarët e komunave tjera.

City Branding, sa është e njoftuar Bashkia e Shkupit me këtë temë?

Ky është term që përdoret në shumë vende të botës dhe ka të bëjë me çështje e dhënies së “shijes” për qytetin, që të tërheq më shumë turistë. Jemi dëshmitarë të një çmendurie vitet e kaluara, një propagandë e madhe me statujat dhe fasadat e Shkupit. Për momentin Shkupi këtë e ka si një njollë të zezë. Është e pamundur që turistët t’u ikin statujave. Nga ana tjetër jemi duke luftuar këtë dukuri. Shkupi është qyteti i vetëm që ka larguar statuja nga projekti “Shkupi 2014”. Jemi në procedurë për të hequr anijet në shtratin e lumit Vardar, gjithashtu jemi duke punuar që Shkupit t’ia kthejmë epitetin që e ka pasur. Së shpejti do të kemi rikonstruim të disa pjesëve të qytetit.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Projektet që janë filluar duhet edhe vazhduar. Kryesore është lufta me ndotjen e ajrit, derisa të arrijmë në pikën që nuk do të kemi ajër të ndotur. Një ndër projektet që do ta fillojmë në të ardhmen është projekti i tramvajit në qytet. Projekti është gati dhe pas procedurave për ndërmarrjen që do ta punojë këtë projekt, do të kemi nënshkrime me ndërmarrjet që do të fillojnë punimet në terren. Pastaj kemi projektin e dy urave, njëra është që do ta lidh Karposhin me rrugën “Skupi”. Gjithashtu në plan janë edhe disa tunele.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori