LAJMI I FUNDIT:

Intervista emocionale e Lisandro Martinez pas ndeshjes ka ‘vjedhur’ zemrën e gjithë tifozëve

Intervista emocionale e Lisandro Martinez pas ndeshjes ka ‘vjedhur’ zemrën e gjithë tifozëve

Lisandro Martinez rrëmbeu zemrën e çdo tifozi të futbollit pas fitores dramatike me penallti të Argjentinës ndaj Holandës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas një barazimi të zjarrtë 2-2 në kohën e rregullt, Argjentina doli fituese 4-3 në penallti për të siguruar një vend në gjysmëfinale kundër Kroacisë të martën.

Nahuel Molina i dha Argjentinës në epërsi në pjesën e parë përpara se penalltia e Lionel Messit në pjesën e dytë të dukej se kishte siguruar fitoren.

Megjithatë, inkuadrimi i Wout Weghorst bëri që sulmuesi holandez të shënojë dy gola dhe ta dërgoj ndeshjen në kohën shtesë.

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, priti penalltitë e Virgil van Dijk dhe Steven Berghuis përpara se Lautaro Martinez të shënonte golin vendimtar për t’i dhënë fitoren Albicelestes.

Kjo do të thotë se skuadra e Lionel Scalonit ka vetëm edhe dy ndeshje nga fitimi i parë i Kupës së Botës që nga viti 1986.

Martinez, i cili filloi lojën para se të zëvendësohej nga Angel Di Maria, u përpoq të fliste për DEPORTV menjëherë pas vërshëllimës së fundimit.

Mbrojtësi i Manchester United ishte tashmë në lot kur nisi intervista, dhe duhej të qetësohej nga gazetari dhe anëtari i stafit të Argjentinës për të vazhduar.

Martinez këmbënguli se skuadra e tij nuk e meritonte të eliminohej nga Kupa e Botës, pasi kishte qenë skuadra më e mirë gjatë gjithë ndeshjes.

“Ishte thjesht e pabesueshme. Sapo u lirova [kur u shënua penalltia e fundit], sepse nuk e meritonim të përfundonim kështu. Ne ishim shumë më mirë se ata”.

“Dua t’i përqafoj të gjithë lojtarët, stafin stërvitor… të gjithë!”, ka thënë Martinez mes lotësh.

Gjatë gjithë bisedës, Martinez fërkonte sytë dhe futi kokën në fanellën e tij. 24-vjeçari më pas u kthye te shokët e tij të skuadrës me fytyrën ende të kuqe nga lotët, pas një mbrëmje plot emocione në stadiumin Lusail.

Tifozët në internet kanë reaguar ndaj pamjeve të Martinezit, madje pretendojnë se kanë derdhur lot gjatë intervistës së tij emocionuese.

“Unë doja vetëm që Argjentina të fitonte për Messin, por e dua edhe Martinezin tani”, “Nuk mund të mos e pëlqesh këtë njeri. Ai është një shpirt i pastër” dhe “Muri i Argjentinës. United është shumë me fat që e ka”, ishin disa nga komentet e tifozëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori