LAJMI I FUNDIT:

Intervista e Prigozhinit ku thoshte se Rusia është në prag të katastrofës, përmend edhe vdekjen: Aeroplani do të shpërthej në ajër   

Intervista e Prigozhinit ku thoshte se Rusia është në prag të katastrofës, përmend edhe vdekjen: Aeroplani do të shpërthej në ajër   

Në rrjetet sociale është shfaqur sërish një intervistë e vjetër e liderit të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, vdekjen e të cilit nga rrëzimi i aeroplanit e konfirmoi Rusia, e në këtë intervistë ai pretendon se vendi i tij është “në prag të shkatërrimit” dhe nëse nuk veprohet diçka urgjent “aeroplani do të shpërthej në ajër”.

Doeutsche Welle raporton se bëhet fjalë për videon prej 40 sekondave, që është pjesë e intervistës së Prigozhinit të dhënë për blogerin ushtarak rus Semyon Pegov dhe se fillimisht ishte publikuar më 29 prill të këtij viti, transmeton Telegrafi.


E kjo video është rikthyer sërish në rrjetet sociale këto ditë, në veçanti në kanalin Grey Zone në Telegram që ka lidhje të ngushta me mercenarët e Wagner.

“Kemi arritur sot pikën e vlimit. Pse po flasë kështu sinqerisht? Sepse nuk mundem ndryshe para të gjithë këtyre njerëzve që jetojnë në këtë vend. Sot ata po i gënjejnë. Më mirë me vrisni”, pati thënë Prigozhin në këtë intervistë.

Polonia dhe shtetet baltike mund të mbyllin kufijtë me Bjellorusinë
Lexo po ashtu Polonia dhe shtetet baltike mund të mbyllin kufijtë me Bjellorusinë

Ai më pas shtoi se megjithatë “nuk dëshiron të gënjej”.

“Duhet ta them me sinqeritetin më të madh se Rusia është në prag të katastrofës. E nëse këto pjesë të vogla nuk fortifikohen, atëherë aeroplani do të shpërthej në ajër”, shtoi Prigozhin.

Deutsche Welle raporton se shumë përdorur të kanalit Grey Zonë në Telegram kanë spekuluar sesi Prigozhin, për të cilin autoritetet ruse thonë se e humbi jetën së bashku me nëntë persona tjerë nga rrëzimi i aeroplanit javën e kaluar në perëndim të Moskës, që në fakt është akoma i gjallë.

Disa pretendojnë se aksidenti ajror me aeroplan është vepër e presidentit rus Vladimir Putin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori