LAJMI I FUNDIT:

Intervista e Hojlund për kanalin e tifozëve të Man Utd ka çuar në hetim të policisë

Intervista e Hojlund për kanalin e tifozëve të Man Utd ka çuar në hetim të policisë

Një hetim policor ka nisur pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë pronari i kanalit të tifozëve të Man Utd, ‘The United Stand’, pas një interviste me Rasmus Hojlund.

Sulmuesi danez kishte premtuar një intervistë për këtë kanal pas kalimit të tij në Angli për 72 milionë euro nga Atalanta në verë.


Ai bisedoi me pronarin e kanalit Mark Goldbridge muajin e kaluar duke diskutuar një gamë të gjerë temash, duke përfshirë klauzolën e tij të lirimit në kontratën me United.

Por javë më vonë, një raport sugjeroi se disa nga bashkëlojtarët e Hojlund nuk ishin të lumtur me vendimin e tij për tu intervistuar nga Mark Goldbridge për shkak se ai njihet si një kritikues i madhi  tyre.

Që kur këto raportime u përhapën, ‘The United Stand’ ka marrë kërcënime me vdekje, duke e cilësuar Goldbridge si një ‘njeri të vdekur që ecën’, sipas Daily Mail.

Motivi i vërtetë që shtyu Mason Mount të pranojë ofertën e Man Utd pas largimit nga Chelsea
Lexo po ashtu Motivi i vërtetë që shtyu Mason Mount të pranojë ofertën e Man Utd pas largimit nga Chelsea

Në fakt, ka patur kërcënime për ta dëmtuar atë nëse ai shihet në ‘Old Trafford’ në të ardhmen, teksa mesazhet në rrjetet sociale kanë përmendur pjesëtarët e tjerë të stafit dhe lokacionin e studios.

Për këtë kishte reaguar edhe vet Goldbridge, i cili tha se këto kërcënime tregojnë mentalitetin e turpshëm që kanë njerëzit në rrjetet sociale./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori