LAJMI I FUNDIT:

Intervista e famshme e Princit Harry dhe Meghan Markle nominohet për një çmim në ‘Emmy Awards 2021’

Intervista e famshme e Princit Harry dhe Meghan Markle nominohet për një çmim në ‘Emmy Awards 2021’

Intervista e famshme e Princit Harry dhe Meghan Markle me gazetaren Oprah Winfrey në të cilën ata u deklaruan rreth përçarjeve në Familjen Mbretërore është nominuar për një çmim ‘Emmy’.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, të cilët mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë, Lilibet Diana, më 4 qershor, mund të marrin në shtëpi një trofe për rrëfimin e tyre dy-orësh, i cili u transmetua në mars dhe shkaktoi reagime në Mbretëri.


Intervista me titull “Oprah with Meghan & Harry: A Special CBS Primetime” është nominuar në kategorinë “Seria e Çuditshme e Jetëshkrimit të Famshëm ose Kategoria Speciale” në Emmy Awards 2021, shkruan DailyMail.

Fituesit do të shpallen në edicioni e 73-të të Emmys më 19 shtator, teksa në njëjtën kategori janë nominuar “Stanley Tucci: Searching For Italy” dhe “My Next Guest Needs No Introduction With David Letterman”.

Intervista e Harryt dhe Meghanit dërgoi valë tronditëse në të gjithë botën ndërsa çifti zbuloi shkallën e përçarjes së tyre me Familjen Mbretërore.

Ata akuzuan një anëtar të Familjes Mbretërore pa emër për racizëm, duke sugjeruar se i afërmi kishte pyetur se ‘sa i errët’ do të ishte djali i tyre; thanë se ata ishin dëbuar nga Britania, pjesërisht, nga racizmi; dhe akuzoi makinerinë e Pallatit në dështimin për ta mbështetur Meghanin kur ajo pati mendime vetëvrasëse.

Harry zbuloi një përçarje të habitshme me babanë e tij, duke thënë se familja e tij e kishte ndërprerë atë financiarisht ndërsa sugjeronte që Mbretëresha ishte këshilluar keq dhe kishte anuluar një takim të planifikuar në Sandringham.

Meghan gjithashtu akuzoi kunatën e saj Kate se e kishte përlotur; hamendësoi se mbretërorët e vijës së parë kishin kurdisur një komplot për t’u siguruar që Archie nuk do të kishte kurrë një titull ose siguri të përshtatshme.

Njoftimi për nominimin vjen pasi një historian mbretëror pretendoi se Princi Harry është i gatshëm të pranojë se ai ka bërë gabime nga ‘gjakftohtësia e pastër’ që kur u largua si një mbretëror i vijës së frontit, por Meghan ‘po qëndron pranë krahëve të saj’ dhe Princi William beson se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori