LAJMI I FUNDIT:

Interi rivalizon Juventusin dhe Romën për Zakarian

Interi rivalizon Juventusin dhe Romën për Zakarian

Interi i është bashkuar Juventusit dhe Romës në ndjekjen për zviceranin Denis Zakaria, pasi Borussia Monchengladbach nuk do të përjashtojë një largim në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori do të jetë lojtar i lirë në qershor të 2022, me kontratën e tij që përfundon në fund të këtij sezoni, duke e bërë atë emër të nxehtë në tregun e transferimeve.

Juve dhe Roma tashmë janë lidhur shumë me Zakaria, së bashku me Manchester Unitedin, Arsenalin dhe Manchester Cityn në Ligën Premier.


Manchester City i bashkohet garës për Denis Zakarian
Lexo po ashtu Manchester City i bashkohet garës për Denis Zakarian

“A mund të largohet në janar? Nuk mund të përjashtoj asgjë në epokën e Coronavirus”, ka thënë drejtori i Borussia Monchengladbach, Max Eberl.

“Mesazhi ynë është i qartë, ne duam të vazhdojmë kontratat me Matthias Ginter dhe Denis Zakaria”.

“Ata po kërkojnë jo vetëm një marrëveshje ekonomike, por një marrëveshje që do t’i përshtatet edhe ambicieve të tyre sportive”, përfundoi Eberl.

Interi kishte qenë tashmë i interesuar për Ginter si një pasues i mundshëm i Stefan de Vrij, por gjithashtu tani po kërkon një zëvendësues nëse Marcelo Brozovic nuk e zgjat kontratën e tij.

Zakaria objektivi kryesor i Romës, Giallorosët do të tentojnë transferimin e zviceranit në janar
Lexo po ashtu Zakaria objektivi kryesor i Romës, Giallorosët do të tentojnë transferimin e zviceranit në janar

Sipas Calciomercato.com, Roma dhe Juventus duhet të shesin lojtarë fillimisht në mënyrë që të lirojnë fonde për Zakaria, ndërsa Interit mund t’i jepet pak më shumë liri pas shitjeve të mëdha të verës.

Amadou Diaëara dhe Gonzalo Villar janë në treg për Giallorossët, ndërsa Juve mund ta ketë shumë të ndërlikuar të gjejë blerës për Aaron Ramsey, Adrien Rabiot ose Rodrigo Bentancur, veçanërisht me pagat e tyre të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori