LAJMI I FUNDIT:

Interi pritet që sot ta shkëpus kontratën me Eriksenin

Interi pritet që sot ta shkëpus kontratën me Eriksenin

Christian Eriksen dhe agjenti i tij do të takohen sot (e enjte) me drejtorët e Interit për të ndërprerë kontratën e mesfushorit me Nerazzurrët.

Eriksen është rikthyer në Milano nga Danimarka, por siç pritej, mjekët nuk i dhanë dritën jeshile për të vazhduar lojën në Serie A.


Danezit nuk i lejohet të stërvitet apo të luajë në Itali me një pajisje të implantuar kardiake pasi çdo kontakt ose goditje mund ta thyejë atë pajisje.

Mesfushori ka qenë duke u stërvitur me ish-klubin e tij Odense gjatë javëve të fundit dhe është kthyer në Milano për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, por nuk shpresonte të merrte dritën jeshile nga mjekët.

Interi do të ndahet me Eriksenin me marrëveshje të ndërsjellë   
Lexo po ashtu Interi do të ndahet me Eriksenin me marrëveshje të ndërsjellë   

Ish-mesfushori i Interit, Khalilou Fadiga, u diagnostikua me sëmundje të zemrës pas mbërritjes në Inter në vitin 2002 dhe nuk luajti kurrë me fanellën e Nerazzurrëve, por vazhdoi karrierën e tij në Ligën Premier.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Eriksen mund të ndërpresë sot kontratën me Interin dhe të vazhdojë karrierën e tij të lojës në vendin e tij të lindjes.

Liga Premier dhe Eredivisie janë gjithashtu opsione të mundshme për 29-vjeçarin danez.

Mbetet për t’u parë nëse do të mjaftojë një takim apo nëse agjenti i lojtarit dhe Interi kanë nevojë për një takim tjetër për të rregulluar të gjitha detajet dhe për të finalizuar zgjidhjen e kontratës së Eriksen. /Telegrafi/