Interi ka bërë hapa konkretë drejt rinovimit të kontratës së mesfushorit Hakan Çalhanoglu. Sipas gazetarit Nicolo Schira, drejtuesit zikaltër janë në negociata për ta zgjatur marrëveshjen aktuale të lojtarit deri në vitin 2028, me opsion për edhe një sezon shtesë.

Kontrata aktuale e Çalhanoglus skadon në verën e vitit të ardhshëm, çka e ka shtyrë klubin të veprojë në kohë për të siguruar shërbimet e tij afatgjata. Bisedimet mes palëve raportohet se kanë qenë pozitive, ndërsa Interi mbetet i vendosur ta mbajë turkun si pjesë kyçe të projektit.


Pavarësisht spekulimeve të fundit për një largim të mundshëm, forma e shkëlqyer e mesfushorit vetëm sa e forcon rëndësinë e tij në skuadër.

telegrafi.com

Ai ishte vendimtar në fitoren ndaj Como, ku realizoi dy gola dhe dhuroi një asist, duke ndihmuar Interin të sigurojë kualifikimin në finalen e Coppa Italia.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, Çalhanoglu ka regjistruar tre gola dhe tre asiste, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ecurinë mbresëlënëse të Interit në Serie A.

Rinovimi i mundshëm i kontratës së tij do të ishte një tjetër sinjal i qartë i strategjisë së klubit për të ruajtur stabilitetin dhe cilësinë në mesfushë, në përpjekje për të vazhduar sukseset në skenën vendase dhe evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app