Interi ka kaluar në epërsi kundër Juventusit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë që po zhvillohet në Giuseppe Meazza.

Gary Medel rrëmbeu një top nga lojtarët mysafirë dhe asistoi te Marcelo Brozovic, i cili ishte i saktë me goditjen e tij (16’).


Gjysmëfinalja e parë e zhvilluar në Torino ka përfunduar me rezultat 3-0 për Bianconerët, ashtu që zikaltrit duhet t’i shënojnë së paku edhe dy gola për të siguruar vazhdimet. /Telegrafi/

telegrafi sport app