LAJMI I FUNDIT:

Interi mposht Chievon, vazhdon të kërkojë një vend për Ligën e Kampionëve

Interi mposht Chievon, vazhdon të kërkojë një vend për Ligën e Kampionëve
(Foto: Getty Images)

Interi ka arkëtuar tri pikë të reja në ndeshjen e javës së 34 në Serie A, të cilën e zhvilloi si mysafir i Chievos. Nerazzurrët fituan me rezultat 2-1 në përballjen e zhvilluar në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, edhe pse nuk munguan rastet. Ivan Perisic dhe Yann Karamoh rrezikuan për zikaltrit, kurse Manuel Pucciarelli dhe Fabrizio Cacciatore patën shanset e tyre për mysafirët.


(Foto: Getty Images)

Rezultati u zhbllokua në gjysmën e dytë. Pas një goditjeje të Marcelo Brozovicit, Danilo D’Ambrosio e gjeti për mrekulli Mauro Icardin në zonë dhe argjentinasi realizoi (53′).

Nuk kaluan shumë minuta dhe mysafirët e dyfishuan epërsinë. Rafinha asistoi te Ivan Perisic dhe kroati u tregua i saktë (61′).

Në minutat shtesë, Chievo arriti ta ngushtojë epërsinë përmes Mariusz Stepinskit (90’+1) duke i bërë interesante minutat e fundit.

(Foto: Getty Images)

Interi vazhdon ta kërkojë një vend në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht ndodhet në vend të pestë në tabelë me 66 pikë.

Mirëpo, Roma dhe Lazio, të cilët mbajnë pozitat tre dhe katër, respektivisht, kanë vetëm nga një pikë më shumë se Nerazzurrët.

Chievo numëron 31 pikë dhe është dy pikë larg zonës së rrezikut, prandaj duhet të ketë kujdes deri në mbyllje të sezonit.

Në xhiron e ardhshme, Interi zhvillon derbin ndaj Juventusit, kurse luan kundër Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori