LAJMI I FUNDIT:

Interi ka marrëveshje bazë për Lazaron

Interi ka marrëveshje bazë për Lazaron
Valentino Lazaro (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Interi ka arritur marrëveshje bazë (që besohet të jetë rreth 18-20 milionë euro plus bonuset) me Hertha Berlinin për transferimin e Valentino Lazaros – njofton SportItalia.

Anësori i djathtë ishte transferuar te klubi nga Berlini në vitin 2017 nga RB Salzburgu për shtatë milionë euro dhe ka lënë përshtypje të madhe në sezonin e kaluar duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në 31 ndeshje të Bundesligas.

Të gjitha lajmet nga Valentino Lazaro
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Valentino Lazaro

Austriaku 23-vjeçar kishte thënë disa javë më parë se dëshiron t’u bashkohet Nerazzurrëve dhe se ka arritur marrëveshje personale me zikaltrit.

Ndërkohë, gjithçka kishte mbetur të vendosej ndërmjet dy klubeve në lidhje me çmimin e transferimit.

Bisedimet e të mërkurës me agjentin Federico Pastorello duket se kanë rezultuar të suksesshme, ashtu që marrëveshja është drejt finalizimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori