LAJMI I FUNDIT:

Inter humbet një lojtar të rëndësishëm për një kohë të gjatë

Inter humbet një lojtar të rëndësishëm për një kohë të gjatë

Pati skena shqetësuese për Interin kur Benjamin Pavard u largua me një lëndim në gju gjatë ndeshjes së Serie A  kundër Atalantas.

Ishte një situatë e çuditshme, pasi të dy Ademola Lookman dhe Teun Koopmeiners kërcyen në të njëjtën kohë për të arritur krosimin e Davide Zappacostas.


Ata u përplasën me njëri-tjetrin dhe me Pavardin, i cili ishte në afërsi, duke bërë që gjuri i tij i majtë të shtrëngohej nga përplasja.

Stafi mjekësor u fut menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe si zëvendësues i tij në fushë hyri Matteo Darmian , duke shkaktuar frikë se lëndimi i tij mund të jetë shumë i rëndë. Kur u vendos në barelë, Pavard këmbënguli të ngrihej në këmbë dhe të dilte nga fusha në këmbët e tij.

Tani do të bëhen më shumë teste për të përcaktuar shkallën e lëndimit, veçanërisht përpara ndeshjeve të mëdha që vijnë, duke përfshirë vizitën në Austri ndaj RB Salzburg në Ligën e Kampionëve.

Thuhet se Pavard mund të jetë jashtë fushave për një periudhë prej gjashtë deri në tetë javë, por nëse operacioni është i nevojshëm, ai mund të humbasë disa muaj.

Pavard kishte një histori problemesh me lëndime në Bayern Munich dhe iu bashkua Interit gjatë verës për rreth 30 milionë euro.

Interi nuk ndalet as në Bergamo, merr tri pikët e radhës dhe vazhdon si lider
Lexo po ashtu Interi nuk ndalet as në Bergamo, merr tri pikët e radhës dhe vazhdon si lider

Për më tepër, Pavard, me gjurin e lënduar ishte në gjendje të vraponte në fushë për të festuar golin e epërsisë të shënuar nga Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë, së bashku me shokët e tij të skuadrës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori