Interi ka shënuar fitore të thellë ndaj Sampdorias me rezultat 5-1 në ndeshjen e vlfshme për javën e 35-të në Serie A.

Nerazzurrët u shpallen kampion të Serie A në ndeshjen e kaluar dhe sot luajtën dhe fituan pikërisht në stilin e kampionit ndeshjen ndaj Sampdorias.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Gagliardini (4’), Alexis Sanchez (26’, 36’), Andrea Pinamonti (61’) dhe Lautaro Martinez (70’), ndërsa për mysafirët shënoi Keita Balde (34’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi kilian, Sanchez, i cili pas dy golave u notua me 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin mysafir, Emil Audero që u vlerësua me notë 5.5.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app