LAJMI I FUNDIT:

Intensitet i lartë i komunikacionit jashtë mjediseve urbane në Maqedoni

Intensitet i lartë i komunikacionit jashtë mjediseve urbane në Maqedoni

Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore është shtuar jashtë mjediseve urbane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë kumtoi se në vendkalimet kufitare ka frekuentim të shtuar të automjeteve, por nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.


Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kudjesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më i madh nevojitet nëpër gryka malore, ku është e mundur dukuria e shembjeve./Telegrafi/