LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca artificiale mëson duke dialoguar me njeriun

Inteligjenca artificiale mëson duke dialoguar me njeriun

Jo vetëm që di se si të luajë poker dhe është e pamposhtur në damin kinez, inteligjenca artificiale tani është në gjendje të mësojë fjalë të reja në dialog me njeriun, në saje të sistemit të zhvilluar në Universitetin e Osakës.

Rezultati është botuar në Arxiv, vendi që pret veprat shkencore përpara botimit në një revistë.


Është një metodë e re për të dialoguar me njeriun në mënyrë të natyrshme, me të cilën inteligjenca artificiale fiton leksikën nëpërmjet konfirmimeve të nënkuptuara. Me fjalë të tjera, mëson se në cilën kategori duhet të klasifikojë një fjalë të panjohur përmes dialogjeve të shumta, në të cilat konfirmohen ose jo parashikimet e tij.

Shumë nga të ashtuquajturat chatbots, ose programe që komunikojnë me fjalë ose fraza të shkruara, dhe aplikacionet e ndihmës zanore të lëshuara në vitet e fundit, u përgjigjen pyetjeve të bazuara në tema të programuara. Një tjetër metodë tradicionale me të cilën kompjuteri mëson bazohet në përsëritjen e pyetjeve të thjeshta.

Metoda e zhvilluar nga grupi Kazunori Komatani punon me konfirmime implicite, pa pasur nevojë të përsërisë të njëjtën pyetje disa herë: sistemi ofron kategorinë e një fjale të panjohur dhe parashikimi i tij konfirmohet ose jo, në përgjigjet dhe kërkesat e pranuara nga njeriu gjatë bisedës, si dhe konteksti.

Në këtë mënyrë, një sistem i inteligjencës artificiale mëson fjalë të reja duke dialoguar. Dhe rendimenti përmirësohet në bazë të rezultateve të fituara në biseda të tjera. Me këtë qasje, kompjuteri mund të bëhet më brilant duke biseduar me njeriun, duke dhënë përgjigje më të sakta dhe të qëndrueshme. /Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori