Intel do të prodhojë çipa në Gjermani, investon më shumë se 30 miliardë euro
Gjiganti amerikan i teknologjisë Intel njoftoi të hënën se do të investojë më shumë se 30 miliardë euro në prodhimin e çipave në Gjermani, dhe marrëveshja me qeverinë në Berlin përfshin 10 miliardë euro subvencione shtetërore.
Vetëm një javë më parë, ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, hodhi poshtë kërkesën e gjigantit të teknologjisë amerikane për të rritur subvencionet për fabrikën e tij të çipave, duke përmendur kufizimet buxhetore, transmeton Telegrafi.
Qeveria dha 6.8 miliardë euro mbështetje shtetërore për fabrikën e re të Intel, por kompania po kërkon që shuma të rritet në rreth 10 miliardë euro për shkak të kostove më të larta të energjisë dhe ndërtimit, raportoi në atë kohë Financial Times.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha në fillim të muajit se shuma e kërkuar është e lartë, por gjithashtu theksoi se duan Intelin në Gjermani.
Intel është ndër “lojtarët e mëdhenj” dhe prodhimi i gjysmëpërçuesve është shumë i rëndësishëm, tha ministri Habeck në atë kohë.
Sot, drejtori i Intel, Pat Gelsinger falënderoi qeverinë gjermane dhe shtetin federal të Saksoni-Anhalt, ku ata planifikojnë të ndërtojnë objektin e prodhimit, për “krijimin e kushteve për të realizuar vizionin e një industrie gjysmëpërçuese dinamike, të qëndrueshme dhe moderne në Gjermani dhe BE”.
Fillimisht, Intel donte të investonte 17 miliardë euro në fabrikën në Magdeburg dhe kjo shumë tani është pothuajse dyfishuar.
Fabrika e parë e prodhimit duhet të fillojë të funksionojë katër deri në pesë vjet, pasi Komisioni Evropian të miratojë paketën e subvencioneve, tha Intel.
Qeveria në Berlin po shpenzon miliarda euro për të tërhequr kompanitë e teknologjisë, dhe për të lehtësuar problemet e furnizimit dhe varësinë nga çipat nga Koreja e Jugut dhe Tajvani.
“Marrëveshja e sotme është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e Gjermanisë, në një vend të prodhimit të sofistikuar teknologjik dhe për qëndrueshmërinë tonë”, tha sot kancelari Olaf Scholz.
Nën udhëheqjen e Gelsinger, Intel investoi miliarda në ndërtimin e fabrikave në tre kontinente për të rikthyer pozicionin e saj dominues në prodhimin e çipave dhe për të konkurruar më me sukses me AMD, Nvidia dhe Samsung.
Marrëveshja me Gjermaninë do të jetë investimi i tretë i madh i Intel në katër ditë, pas 4.6 miliardë eurove të paralajmëruara për një fabrikë çipash në Poloni dhe 25 miliardë investimeve në Izrael. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Nokia nxjerr tablet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City