LAJMI I FUNDIT:

Intel lanson gjeneratën e nëntë të procesorëve me 128 GB RAM

Intel lanson gjeneratën e nëntë të procesorëve me 128 GB RAM

Intel ka konfirmuar se procesorët e tyre të gjeneratës së 9-të mund të mbështesin deri në 128GB RAM.

Kjo sasi tepër e madhe e RAM-it u konfirmua nga Intel në AnandTech, të cilët deklaruan se mbështetja do të aktivizohet në “një periudhë prej disa muajsh” për të lejuar që sasi të mëdha kujtese të përdoren me çipat më të rinjë Core.


Kështu, prodhuesi i çipave Xeon nuk sjell më produktet e vetme që mund të mbështesin sasi të mëdha kujtese.

Më parë, procesorët e serisë Core mund të përmbanin deri në 64GB RAM, të cilat janë më se të mjaftueshëm për shumë detyra informatike të lojërave në një kompjuter desktop të përdorimit të përgjithshëm.

Por, duke dyfishuar sasinë e RAM, CPU-të e reja Core do të jenë të dobishëm për njerëzit që bëjnë shumë video dhe redaktime të fotografive të rënda, me ç’rast duhet të zhvendosen dhe të rrokullisen me shpejtësi të lartë.

Dosjet e tilla të rënda mund të mbushin RAM-in mjaft shpejt, kështu që të kesh qasje në një hapësirë të madhe nuk është gjë e keqe nëse kërkohet një punë e tillë redaktimi.

Megjithatë, përshtatja e një kompjuteri për të mbështetur 128GB RAM do të kërkojë një pllakë amë me qasje në katër hapësira DIMM që mbështet 32GB RAM secila. Dhe blerja e sasive të tilla të mëdha RAM nuk ka të ngjarë të jetë e lirë.

Një procesor me 32GB RAM kushton diku midis £ 200 dhe £ 280, kështu që do të keni nevojë për xhepa të mëdhenj nëse doni një pajisje 128GB. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori