LAJMI I FUNDIT:

Instituti i Vjenës parashikon rritje ekonomike prej 3.5 për qind për Shqipërinë në 2022, ul pritshmërinë për vitet në vijim

Instituti i Vjenës parashikon rritje ekonomike prej 3.5 për qind për Shqipërinë në 2022, ul pritshmërinë për vitet në vijim

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5 për qind në vitin 2022, sipas raportit të fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW).

Vlerësimi ka mbetur i pandryshuar në raport me pritshmëritë fillestare, ndërkohë që është ulur për vitet në vijim.


Për vitin 2023, ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet po me 3.5 për qind, nga 3.7 për qind që ishte vlerësimi fillestar. Në 2024, ritmet pritet të përshpejtohen lehtë në 3.7 për qind, por sërish 0.2 pikë përqindje më pak sesa vlerësimi i mëparshëm.

Për vitin 2022, Shqipëria pritet të ketë rritjen e tretë më të lartë në rajon, pas Serbisë (3.6 për qind), dhe Malit të Zi (po me 3.6 për qind) ndërsa më e ulëta parashikohet për Bosnjë Hercegovinën me 1.4 për qind dhe Maqedoninë e Veriut me 1 për qind. Ekonomia e Kosovës pritet të zgjerohet me 3.3 për qind.

Instituti i Vjenës parashikon që inflacioni të mbetet i lartë në Shqipëri, në 6.1 për qind për vitin 2022 dhe të ulet përkatësisht në 3.5 për qind dhe 2.5 për qind në dy vitet në vijim. Pavarësisht rritjes së lartë të çmimeve ajo mbetet më e ulët se vendet e tjera të rajonit, ku ky tregues për vitin 2022 pritet të luhatet nga 8.5 për qind në Kosovë, në 11 për qind në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit, Lufta në Ukrainë po jep qartë efekte negative në ekonomitë e 23 vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ), por deri më tani shkalla e ndikimit ndryshon gjerësisht në të gjithë rajonin. Inflacioni i lartë dhe kriza energjetike po zbehin perspektivat e rritjes.

Në muajin maj inflacioni u rrit në nivele dy shifrore për pjesën më të madhe të vendeve të rajonit të EQLJ-së.

Kryesuesi i qartë është Turqia, e cila përballet me inflacion prej rreth 68 për qind këtë vit, i nxitur nga normat e saj reale ultra-negative të interesit si dhe nga inflacioni bazë i çmimeve të mallrave. Megjithatë, edhe anëtarët e BE-së të rajonit ka të ngjarë të shohin inflacion mesatar rreth 11 për qind në 2022. Çmimet e ushqimeve po rriten me ritme dyshifrore pavarësisht përpjekjeve për rregullimin e çmimeve në disa vende.

Një arsye kryesore për këtë është mungesa e furnizimeve në tregjet botërore për shkak të humbjes së eksporteve bujqësore ukrainase dhe ruse. Furnizimi më i ulët i plehrave si rezultat i luftës mund të kufizojë prodhimin e të korrave në shumë vende dhe të përkeqësojë më tej krizën ushqimore.

Në mënyrë shqetësuese, inflacioni bazë (duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë) po rritet gjithashtu në rajonin e EQLJ. Kjo sugjeron që inflacioni tani po bëhet gjithnjë e më i gjerë. Në terma makroekonomikë, inflacioni gjithnjë e më i lartë po redukton perspektivat e rritjes së rajonit duke gërryer të ardhurat reale të njerëzve. Nëse nafta dhe gazi duhet të racionalizohen në dimër, Europa Qendrore, Lindore dhe Juglindore mund të shkojnë në recesion, paralajmëron raporti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori